Një ngjarje e rëndë ka ndodhur disa minuta më parë në qytetin e Durrësit, ku mësohet se një burrë ka qëlluar bashkëshorten me levë hekuri brenda një dyqani.
Viktima është identifikuar si Hajrie Tosuni dhe autori, Rruzhdi Tosuni.
Ngjarja ka ndodhur pranë Pallatit të Sportit të qytetit, te sheshi ‘Azem Hajdari’.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 26.02.2020, rreth orës 11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi R. T., 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka goditur me levë hekuri, bashkëshorten e tij, shtetasen H. T., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes.
Kjo është vrasja e dytë brenda 24 orëve. Mbrëmjen e djeshme, Fatmir Kolecaj vrau me armë zjarri ish-gruan dhe të vëllain e saj në Mirditë.
0 Comments: