Skena e një grazhdi, e vendosur para disa blloqeve betoni, e shpuar nga ajo që duket se është një goditje mortaje.
Kjo është puna e fundit e Banksy-t, e cila u shfaq në Bregun Perëndimor. E titulluar "Plaga e Betlehemit". Skena e lindjes së Krishtit (Maria, Jozefi dhe Jezusi) është vendosur para blloqeve të betonit, mbi të cilat ka një vrimë (e cila mund të duket gjithashtu si një yll).
Në mur mund të shihen të shkruara, në anglisht dhe frëngjisht, fjalët 'dashuri' dhe 'paqe'.
Vepra më e fundit e artistit të rrugës, që preferon të mbetet anonim, u instalua në Hotel Walled-Off, hoteli i kërkuar nga Bansky në Betlehem, me një pamje të murit të ndërtuar nga Izraeli për të ndarë qytetin palestinez nga territoret e Jeruzalemit Lindor.
0 Comments: