"Chanel" i ka shndërruar kafazët e zogjve në çanta në shfaqjen e përvitshme të modës artizanale "Metier D'Art" që u mbajt të mërkurën në Paris në mërkurën, duke paraqitur punime me shumë detaje dhe krijime mjaft interesante.
Shtëpia e couture franceze rikrijoi apartamentin parizian, ku vetë themelusja e saj e mirënjohura Coco Chanel jetonte në fillim të viteve 1900 dhe prezantoi koleksionet e para.
Kaia Gerber, e bija e supermodeles Cindy Crawford, paraqiti një komplet bardhë e zi me logo, ndërkohë që modelet e tjera përshkuan pistën me veshje njëngjyrëshe.
Disa mbanin vargje të gjata perlash, ndërsa një prej veshjeve ishte e gjitha e qëndisur me gurë të shndritshm, gjysëm të çmuar, duke e bërë shfaqjen edhe më spektakolare.
Nuk munguan gjithashtu edhe kopsat e arta në xhupa dhe xhaketa, ndërsa shumë prej veshje kishin qëndisje të ndërlikuara me lule.
Aktoret Marion Cotillard dhe Penelope Cruz ishin në mesin e yjeve të ftuar dhe gjendeshin në radhën e parë të shfaqjes që u ideua nga Virginie Viard, pasardhësja e stilistit Chanel Karl Lagerfeld, i cili vdiq në shkurt. /Reuters/
0 Comments: