MC Networking

Vrasja në Kavajë/ Policia arreston pesë persona të tjerë

Policia ka arritur të vërë në pranga 5 persona të përfshirë në përplasjen me armë ditën e djeshme në Kavajë, si pasojë e plumbave humbi jetën Ramazan Hasalliu, 50 vjeçari i cili mori dy predha në trup teksa po kthehej me bukë në dorë në banesën e tij.

Policia njofton se ka vënë në pranga Marjus Aliun, Ardian Dedej, Eraldo Hykën, Qazim Merkajn, Agron Kollçakun si dhe ka shpallur në kërkim vëllain e Marjusit, Denis Aliu.

I pari që ra në pranga që ditën e djeshme ishte Marjus Aliaj, pasi ky i fundit ishte një ndër 7 të plagosurit. 31 vjeçari u prangos në spital.

Vëllezërit Eraldo dhe Elio Hyka së bashku me Rustem dhe Elton Dedej, gjithashtu vëllezër me njëri-tjetrin, ndodheshin në lokalin e tyre (të Dedejve) për tu sqaruar me vëllezërit Marjus dhe Denis Aliu.

Ditën e djeshme bandat ishin takuar në një lokal për t’u sqaruar, por gjithçka ka precipituar në grushte e më pas në përdorimin e armëve. Si pasojë e plumbave, humbi jetën tragjikisht 50 vjeçari Hasalliu, baba i tre fëmijëve.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 04.07.2019, rreth orës 12:20, në lagjen Nr.4, në afërsi të Teqese në Kavajë, pas një konfikti per motive te dobeta mes disa shtetasve, ku u përdorën dhe armë zjarri dhe për pasojë humbi jetën një kalimtar si dhe u plagosën 5 shtetas të tjerë, në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posacëm hetimor, i drejtuar nga Prokurori i Rrethit, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i kësaj ngjarje. U arrestuan në flagrancë 5 shtetas dhe konkretisht:

– Marjus Aliaj, 31 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 1 Kavaje, për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave”, “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;

– Ardian Dedej., 43 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 4 Kavaje, (i denuar me pare), për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbeturr në tentativë’ dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;

– Eraldo Hyka., 22 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 5 Kavaje, për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;

– Qazim Merkaj, 25 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 5 Kavaje, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;

– Agron Kollçaku., 39 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 6 Kavaje, për veprat penale të “Moskallëzim i Krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Gjithashtu u be shpallja ne kerkim e shtetasit Denis Aliaj., 33 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 1 Kavajë, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave”, “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë’ dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale 3 automjete, te cilat jane perdorur nga autoret e dyshuar, aparate celular, fisheke luftarak si dhe nje sere provash te tjera, te cilat jane derguar per ekzaminim te metejshem laboratorik.

Nga veprimet e kryera deri tani rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobta, ku shtetasit E.H., A.D. dhe Q.M. janë konfliktuar me shtetasit M.A. dhe D.A., konflikt, i cili është përshkallëzuar deri në përdorim të armëve dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme një kalimtar i rastit shtetasi R.H., 52 vjeç banues ne Kavajë, si dhe janë plagosur shtetasit A.D., E.H., A.A., S. M. dhe M.A., të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Durrësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë veprimet hetimore dhe proceduriale me grumbullime për grumbullimin e informacioneve dhe provave të tjera. Materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje ju kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për hetime të mëtejshme.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top