Heqja e pornografisë po i kushton shtrenjtë rrjetit Tumblr. Në dhjetor, rrjeti social njoftoi ndalimin e aksesit në përmbajtje pornografike. Por një muaj më pas, rrjeti ka humbur 100 milionë shikime, praktikisht një rënie prej 17% në vetëm një muaj.
Sipas Similar Web, i cili bën analizën e të dhënave për faqet online, problemet për Tumblr nisën menjëherë pasi hoqi nga aksesi përmbajtjen pornografike. Në muajin dhjetor, faqja kishte afërsisht 521 milionë shikime, ndërsa në janar, kjo shifër ran ë 437 milionë.
Vendimi fillimisht ishte një reagim pasi tërheqjes nga dyqanet virtual App Store, pasi inxhinierët kishin zbuluar materiale pedopornografike në faqe.
Tumblr u rikthye në App Store pasi hoqi përmbajtjen e papërshtatshme.
Por pas këtij “incidenti”, rrjeti vendosi ta shtrijë më tej “dorën” mbi ato që konsiderohen materiale të papërshtatshme.
Ashtu si shumica e platformave online, edhe Tumblr ka pasur problemet e saj me përmbajtjen e papërshtatshme - por jo më shumë se YouTube, Facebook, Tuitter dhe çdo rrjet tjetër ku njerëzit mblidhen. Faqja nuk promovon pornografinë e fëmijëve dhe sigurisht nuk e ka miratuar publikimin e materialeve të tilla.
Për entuziastët e materialeve me përmbajtje për të rriturit, Tumblr ishte një vend ku ata e gjenin veten. Individë si nga të komunitetin LGBTQ, të cilët kishin gjetur një vend ku mblidheshin.
0 Comments: