MC Networking

Itali/ Goditet banda e trafikut të armëve dhe emigrantëve, kishte në Kosovë e Maqedoni

Policia italiane në Palermo ka ndaluar 17 persona, të cilët akuzohen si pjesë e një grupi që merrej me trafikun e emigrantëve, të armëve të luftës dhe riciklimin e parave, diamanteve dhe arit.

Sipas mediave italiane, organizata kriminale kishte raporte me Cosa Nostran, të cilës i shiste armë, por edhe me UÇK-në e re, e lidhur me qarqe xhihadiste.

Të arrestuarit organizonin udhëtimet e emigrantëve në rrugët ballkanike. Falë tyre, mijëra persona janë përpjekur të arrijnë në Zvicër dhe në Europën Veriore përmes Italisë.

Ky grup që drejtohej nga disa persona me banim në Palermo, ishte aktiv në disa province të Italisë, por edhe në Zvicër, Gjermani, Maqedoni dhe Kosovë.   

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top