Një agjent shitjesh në Chelsea di si të bëjë biznes. Ai e pa emrin e vet në titujt e gazetave në gusht të vitit të kaluar, kur nxori makinën e tij “Porche Cayman” në shitje për vetëm 20 paund.
Ed Bezzant nuk ngurron të paraqesë në “Instagram” momente të jetës së tij luksoze në Londër. Pjesë e këtij luksi janë edhe makinat e tij të shtrenjta. Por kur i mërziten, ai di sit ë nxjerrë para prej tyre. Madje më shumë se sa paguar.
Ai vendosi ta shiste “Porche Cayman” vitin e kaluar, duke hedhur ofruar 2500 bileta me vlerë secila 20 paund. Në fund, mes biletave, ai përzgjedh fituesin që merr makinën. Me 2 500 bileta, ai mund të ketë mbledhur 50 mijë paund, ndërkohë që makina është blerë e re për 42 897 paund.
Makinën e fitoi një vajzë me emrin Chloe Issacs.
Tani Bezzant po e bën sërish këtë. Ai ka nxjerrë në shitje një Jaguar F Type, me kilometrazh 22 mijë km. mes 2250 biletave, ai do të përzgjedhë live në Instagram biletën fituese. / Përgatiti: Gazmira Sokoli /
0 Comments: