MC Networking

Seks me nxënësin derisa i zbuloi babai, mësuesja dënohet me burg

Një mësuese britanike është dënuar me 16 muaj burg pasi pranoi aferat seksuale që kishte pasur me një prej nxënësve të saj 15-vjeçar.

23-vjeçarja Alice McBrearty, pranoi marrëdhënien 4-mujore me një nxënës, të cilit ajo i kishte dhënë mësim në Londrën Lindore.

Sipas dëshmive në Gjykatën Mbretërore në Snaresbrook, McBrearty e puthi të riun në klasë dhe kreu marrëdhënie seksuale në shtëpinë e prindërve të saj në Wanstead Park, në Londër.

Prokurorët thanë se marrëdhënia nisi kur mësuesja i dërgoi një kërkesë për miqësi në Facebook.

Sipas dëshmive në gjykatë, mësuesja dhe nxënësi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, janë takuar shumë herë në vende të ndryshme, mes të cilëve edhe një herë në hotel, dhomë e cila u pagua nga McBrearty.

Marrëdhënia e tyre mori fund kur babai i adoleshentit kontaktoi policinë.

Kur dëgjoi vendimin e gjyqtares Sheelagh Canavan,  McBrearty vendosi duart në kokë dhe rënkoi./tvklan.al

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top