MC Networking

E-Albania, ja dokumentet që hiqen nga qarkullimi

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama doli para mediave për të prezantuar shërbimet që ofrohen nga e-Albania, si pjesë e strategjisë antikorrupsion dhe përmirësimit të shërbimit në zyrat e shtetit.

Rama listoi një sërë dokumentesh (24 të tilla), të cilat mund të gjenerohen nga portali shtetëror.

Portali qeveritar e-Albania është një portal në internet, nga i cili qytetarët, bizneset dhe punonjësit e administratës publike në nivel qendror mund të përfitojnë shërbime elektronike.  Ai është prezantuar për herë të parë si shërbim në maj të vitit 2015. Tashmë lista e dokumenteve që mund të gjenerohen prej tij është shtuar.

Tashmë, përveç certifikatave, nga qarkullimi edhe 24 dokumente të tjera si për qytetarët ashtu dhe për biznesin duke filluar nga vërtetimet e pensioneve, kartat e shëndetit, vërtetimet e pronësisë e shumë të tjera, të cilat të gjitha do të jenë online. “Vërtetimet e pensionit; karta e shëndetit; konfirmimet për gjendjen aktive të mjetit; autorizimet për rifitimin e lejes së drejtimit; vërtetimet për lejen e drejtimit; kopje e kartelës së pasurisë; kopje e fragmentit të hartës kadastrale; vërtetimi i pronësisë. Ministri i Financave dhe Ekonomisë ka urdhëruar të gjitha institucionet e varësisë që të mos kërkojnë dokumentet e mëposhtme: certifikatën e regjistrimit në QKB, përfshirë dhe niptin e famshëm; ekstraktin historik të kompanisë; vërtetimin për pagimin e kontributeve nga subjekti; vërtetimin për përgjegjësitë tatimore; vërtetimin për regjistrin e investitorit; vërtetimin për pagim detyrimesh; vërtetimin për individë të paregjistruar; vërtetim statusi aktiv, përfshirë datën; vërtetim xhiro për tre vitet e fundit; vërtetim për pagimin e kontributeve për individin; dëshmi penaliteti dhe vërtetim i gjendjes gjyqësore të individit apo të subjektit përkatës që përfaqëson një sipërmarrje.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top