Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve dhe atij të Jashtëm, në të cilin sot u zhvillua një seancë dëgjimore me minoritetet, përfaqësuesi i minoritetit maqedonas iu kundërpërgjigj kërkesës së ambasadës bullgare që kërkon njohjen e minoritetit të vet.
Në emër të minoritetit maqedonas, Vasil Konspirovski tha se një kërkesë e tillë ka të bëjë me projektin e Bullgarisë së madhe. “Nuk ka minoritet bullgar. Kerkesa e Bullgarise ka te beje me projektin e Bullgarise se madhe, por ne fakt nje gje e tille nuk ekziston. Ata kerkojne te thone se si mund te ekzistojë Maqedonia kur ka perrrëth bullgarë. Ne census doli qe te gjithe ishin maqedonas. Kjo shoqatë doli vetem sepse ofronin pasaporta bullgare me ane te se cilave iknin drejt vendeve te BE-së. Pranimi i kerkeses se Bullgarise do ishte nje gjenocid per kombin e Maqedonise. Politika e bullgareve eshte se maqedonasit jane bullgare”, tha ai.
0 Comments: