MC Networking

Ben Blushi: Ne fitojmë zgjedhjet, jo sondazhet

Deputeti Ben Blushi ka reaguar në lidhje me sondazhin e publikuar dje, i cili e rendit forcë të katërt. Blushi shprehet se nuk i beson sondazhit, pasi sipas tij, i bie që 90% e votuesve mbështet qeverinë e përbërë nga 3 forcat më të mëdha, çka sipas tij është e pamundur.

PSE LIBRA FITON ZGJEDHJET, JO SONDAZHET

Sipas një sondazhi Qeveria Rilindje-Cadra-LSI merr 90 për qind te votave. A ka popull që voton 90 për qind një qeveri? Sigurisht që jo. Prandaj nuk mund ti besoj sondazhit. LIBRA do marrë të gjitha votat e atyre që janë kundër Qeverisë dhe janë shumicë. Ky është ndryshimi i LIBRA me të tjerët. Ata duan të ndryshojnë popullin me ndihmën e Qeverisë, ne duam të ndryshojmë Qeverinë me ndihmën e popullit. LIBRA ËSHTË RRUGA E RE.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top