MC Networking

Ky është gjarpri më i rrezikshëm në botë, por shkenca ka një lajm të mirë

Vdekja nga pickimi i një gjarpri nuk është e menjëhershme. Zakonisht helmi vepron duke ngadalësuar sistemin jetësor të trupit deri në vdekje. Por ka një lloj gjarpri, helmi i të cilit shkakton një vdekje të menjëhershme.

I njohur me emrin shkencor Calliophis bivirgata, ky lloj gjarpri jeton në juglindje të Azisë. Ai ka një helm aq të fuqishëm, saqë ndikon brenda pak sekondave në sistemin nervor të njeriut, duke shkaktuar spazma, paralizë dhe një vdekje të shpejtë.

Por përtej vdekjes së tmerrshme të shkaktuar nga ky lloj helmi, ai mund t’i shërbejë mjekësisë në të ardhmen.

Një profesor i Universitetit të Kuinslendit thotë se ky lloj gjarpri është vrasësi i vrasësve si p.sh. kobra.

Fakti që ata ushqehen me kafshë po kaq helmuese si kobra apo gjarpërinj të tjerë të rrezikshëm e bën helmin e tyre më të fuqishmin në botë. Gjarpri blu-koral ka një gjatësi prej 1.8 m dhe gjendra të helmit që arrijnë ¼ e gjatësisë së trupit. Por lajmi i mirë është se ata nuk preferojnë të qëndrojnë në zonat ku banojnë njerëzit.    

Shkencëtarët thonë se ky lloj helmi mund të përdoret si bazë për një ilaç të ri kundër dhimbjes. 

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top