Petrit Bara, kandidati për rektor i Universitetit të Mjekësisë ka vijuar betejën e rradhës në Gjykatën Administrative Tiranë. Gjykata ka shqyrtuar pretendimet e palës paditëse për cënim të procesit zgjedhor dhe shpalljen e 8 votave të pavlefshme.
Dr. Petrit Bara por edhe i padituri Dr Arben Gjata ishin të përfaqësuar nga avokatët Baftja Rusi dhe Ardit Sheu pa qënë vetë perezent. Para numërimit dhe vlerësimit të 8 votave, pala paditëse konstatoi ndryshimin e njërit prej 5 kodeve te sigurisë me të cilat ishte mbyllur kutia që përmbante votat e presonelit akademik dhe ato te pavlefshme.
0 Comments: