MC Networking

Berisha: Banorët e nga qeveria. Kandidatët e Bashës asnjë lidhje me anëtarësinë

Kryeministri Sali Berisha ka folur sot teksa po hynte në seancë plenare për protestën e banorëve të 5 Majit, Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit. Berisha tha se dokumenti i ofruar banorëve është mashtrim, ndërsa shtpi se këtu është dora e zezë e vjedhjes së qeverisë.

Dokumenti nuk përbën marrëveshje por akt mashtrimi. Një marrëveshje mes palëve kërkon firmën e të  2 palëve. Kërkon firmën e titullarit ose personin e autorizuar nga titullari. Çfarë ndodh këtu? Një territor i jepet disa kompanive për tu zhvilluar. Këtu është dora e zezë e vjedhjes së qeverisë. Këtu nuk lejohet që atë që duhet t'i jepet banorëve në përqindje të madhe e përvetëson qeveria dhe zhvilluesve nuk u mbetet asgjë. Kjo që ndodh është një akt i mirëfilltë ç'njerëzor. Megavjedhje e madhe me kulla 30 katëshe që ndërtohet në trojet e tyre. Qytetarët e Tiranës të solidarizohen se nesër kjo mund të ndodhë derë më derë dhe shtëpi më shtëpi.

Ish-kryeministri komentoi edhe kandidatët e Lulzim Bashës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Në një komunikim për media para se të hynte në seancë plenare, Berisha tha se kandidatët e Bashës nuk kanë asgjë me anëtarësinë e Partisë Demokratike.

Kam koment të përgjithshëm që ata janë faktikisht kandidatë të Lul Bravës dhe s’kanë asgjë me anëtarësinë. Anëtarët e PD sot kudo që janë kanë kandidatët e propozuar prej tyre më të shkëlqyerit dhe të paraqitur para jush tre ditë më parë.

Ndërsa i pyetur mbi deklaratat e bëra një ditë më parë nga Basha se “Beteja e Berishës është bërë për t’i dorëzuar PD-në Ilir Metës”, ish-kryeministri deklaroi se “A mund t’i përgjigjesh njeriut që në dy fjalë thotë tre gënjeshtra? A mund t’i përgjigjesh njeriut që u servir jo 7 herë 7 =42, por ju servir 1958-ën për 5004, dhe që jeton si në bunker? Nuk mund të ketë përgjigje për të”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Berisha: Banorët e nga qeveria. Kandidatët e Bashës asnjë lidhje me anëtarësinë | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.