MC Networking

Fondet e pashpenzuara për të shlyer borxhin e pushtetit lokal, Farrici: Hap pozitiv, duhet monitorim

30% e fondeve të pashpenzuara nga Bashkitë do të kalojnë për shlyerjen dhe uljen e detyrimeve të prapambetura. Adelina Farrici, drejtoreshë e Shoqatës për Autonomi Vendore, tha në studion e MCN TV se vendimi i qeverisë, i cili mori sot dritën jeshile të Komisionit të Ligjeve, është një hap pozitiv.

E shikojmë si diçka pozitive për bashkitë. Pavarësisht se vit pas viti, bashkitë kanë ardhur duke e ulur borxhin, është shumë e rëndësishme që kjo shlyerje të jetë e vendosur në disiplinën financiare. Kjo do të ndihmojë në uljen e borxhit të pushtetit lokal. Është shqetësuese si ka mundësi që bashkitë kanë fonde të pashpenzuara. Është lënë vetëm një fashë e këtij fondi, një 30%-sh. Bashkitë që kanë qenë në prag falimenti gjatë këtij viti 2021-2022 kanë bërë ulje borxhi në masë të konsiderueshme.

Sipas saj, një nga objektivat e secilës bashki duhet të jetë mbajtja nën kontroll e borxhit. Në total sipas saj, falë planeve të reja financiare, borxhi i akumuluar në total ka zbritur nga 12.8 miliardë në 5.2 miliardë lekë.

Farrici theksoi se bashkitë duhet të shikojnë si të ndërtojnë marrëdhënie të reja me biznesin.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Fondet e pashpenzuara për të shlyer borxhin e pushtetit lokal, Farrici: Hap pozitiv, duhet monitorim | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.