MC Networking

Zheji: Berisha i ndërgjegjshëm që po i lë “kopilin” medias. Në vend se të bëj “mea culpa”, fajëson ato, është në dëshpërim të madh

Humbjen e opozitës në zgjedhjet e 14 majit, kreu i PD Sali Berisha, në disa deklarata të tij, e ka etiketuar edhe për fajin e mediave teksa i ka quajtur si avokat të vjedhjes së votës, disa media në vend.

Lidhur me këtë fakt, gazetari Artur Zheji, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tv, tha se është e palogjikshme që një politikan shumë vjeçar si Berisha të fajësoj mediat për humbjen e tij.

Momenti kur një politikan është në hall të madh dhe faji është te media, ai është i ndërgjegjshëm që po e le kopilin  te media, sepse ashtu i intereson atij.

Ka 250 mijë vota më pak, ka humbur trekëndëshin Shkodër-Tropojë-Kamzë, dhe sado mund ta akuzosh Tom Doshin në Shkodër, nuk mund ta akuzosh në Kamzë e Shkodër, është pa logjikë.

Është një humbje që do ti dali për zot, ai është qendrëstar i humbjeve. Duhet të divorcohemi nga kjo analizë që në vend së të bësh "mia cupla", na le fajin neve.

Ai duhet t’i dalë zot humbjes.

Ai ka kërcënuar që kush kërkon dorëheqjen e tij, e ka gabim sepse nuk do të ndodhë.

Basha dhe Kryemadhi morën 750 mijë vota, kurse Berisha 500 mijë. Ai thoshte Basha u shit, kurse gazetarët nuk po thonë që ai i shiti zgjedhjet Ramës.

Berisha është në dëshpërim të madh.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top