MC Networking

Serra me kanabis në Koplik, Ndreu: Pa garancinë e policisë, asnjë trafikant nuk guxon të mbjellë drogë

Një operacion antidrogë është zhvilluar në Malësi të Madhe, ku janë zbuluar 27 serra ku do të kultivoheshin bimë narkotike, të dyshuara kanabis sativa.

Gjatë kontrollit u gjetën rreth 8 000 fidanë, që ishin gati për t’u shpërndarë, me qëllim kultivimin e tyre në tokë. Në pranga është vënë një 52-vjeçar, i dyshuar si organizator i kësaj veprimtarie kriminale.

Lidhur me fenomenin e kultivimin e kanabisit në zona të thella të vendit dhe zbulimin e tyre, kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu tha gjatë një interviste në MCN tha se përgjegjësinë kryesore e ka Policia dhe jo Bashkitë.

Nuk është përgjegjësia kryesore e kryetarit të bashkisë, as e strukturave të bashkisë, policia e shtetit ka struktura atje, specialistë të policisë së zonave. Nuk merr përsipër asnjë trafikant të mbjellë as dhe një rrënjë drogë nëse nuk ka një garanci nga policia e shtetit. Nuk e merr kush atë kosto përsipër pa marrë bekimin e një strukture ligjzbatuese. Bashkia nuk mund të kontrollojë majat dhe pllajat atje lart në mal.

Ndërkohë, për rastin e goditur në Koplik, policia bëri të ditur se grupi hetimor gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, ka sekuestruar prova të vlefshme që do t’i shërbejnë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Serra me kanabis në Koplik, Ndreu: Pa garancinë e policisë, asnjë trafikant nuk guxon të mbjellë drogë | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.