MC Networking

Shehi: Nuk kemi qenë dakord me të gjitha lëvizjet në merkato, Ismajlgecin e doja në skuadër

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, në emisionin “Skaner” në MCN TV, duke folur për merkaton, deklaroi se nuk ishin të gjithë dakord për lëvizjet e bëra.

Shehi u shpreh se nuk dëshironte që të largohej Ismajlgeci, pasi sipas tij luante në disa pozicione.

Tekniku bardheblu tha se është i kënaqur me atë që skuadra ka bërë këtë sezon, duke thënë se pas dy tranzicioneve, ekipi ka bërë mirë në kampionat.

Me Egnatian ishte një ndeshje e vështirë, ndaj një kundërshtari me elemente cilësorë dhe të përforcuar në janar. E nisëm mirë, pastaj u barazuam dhe kaluam sërish në avantazh. Minutat e fundit ishin dramatike. Nuk kishim distancë të madhe pikësh me Egnatian dhe i konsideruam si rivalin për titull. Më vjen mirë që ia dolëm.

Është një kampionat i luftuar. Diferencat nuk janë shumë të mëdha, këtë e tregojnë rezultatet. Ato të fundit fitojnë me skuadrat e para. Si ne dhe Partizani jemi transformuar në janar. Në një kampionat me 10 skuadra dhe të fortë, kjo garë do jetë. Nuk mendoj se kemi bërë gabime të shumta.

Në ndeshjen e fundit, vetëm, 3 lojtarë ishin nga vjet. Nuk kemi bërë gabime, nga dy tranzicione të mëdha, në gusht dhe janar. Kemi bërë mirë. Në futboll tranzicioni është i vështirë. Na pret një rrugë e gjatë përpara.

Nuk kemi qenë dakord me të gjitha lëvizjet në merkato. Megjithatë janë drejtuesit ata që vendosin. Merkato tashmë është çështje e mbyllur. Do bëjmë maksimumin me këtë ekip që kemi.

Miqësisht ndahem me të gjithë lojtarët. Sinqerisht nuk doja që Ismajlgeci të largohet, sidomos në këtë moment. E doja në skuadër, sepse është lojtar që luan 2-3 pozicione. U ndava miqësisht dhe isha i lumtur për të, por isha i trishtuar për veten.

Nga vjet është një ndryshim rrënjësor. Vjet e filluam punën në korrik dhe skuadra ishte e kompletuar dhe në janar bëmë vetëm një ndryshim. Këtë vit kemi bërë kampionat të mirë dhe jemi në rrugën e duhur.

Me Vllazninë është një ndeshje me rivalë direkt. I ka të tre rezultatet brenda. Luajmë përballë një skuadre dhe ndaj një ambienti futbolldashës. Të dyja skuadrat japin maksimumin dhe kushdo që del nga fusha, i jep dorën tjetrit. Nuk ka qetësi në futboll.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Shehi: Nuk kemi qenë dakord me të gjitha lëvizjet në merkato, Ismajlgecin e doja në skuadër | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.