MC Networking

“S’ka presion nga SHBA e BE për dënimin e krimeve të komunizmit!”, Çipi: Në Gjykatën e Lartë, ai që bënte hetuesinë e diktatorit!

Regjisori Kastriot Çipi deklaroi në emisionin “Arnautistan” se në 32 vjet SHBA dhe BE nuk ka bërë kurrfarë presioni ndaj Shqipërisë për dënimin e krimeve të komunizmit. Duke iu referuar Ardian Dvoranit, Çipi tha se një hetues i kohës së komunizmit nuk mund të jetë sot në Gjykatën e Lartë.

Pse s’na i vuri kurrë kusht BE-ja, doni anëtarësim, doni liberalizim vizash, dënoni krimet e komunizmit. Sot po të gjejnë një roje burgu të një kampi përqendrimi në Gjermani, e arrestojnë. Kur ka kërkuar shteti shqiptarë të dënohen njerëz?! BE i prishi ndonjëherë punë kjo?! Ka pasur ndonjëherë presion nga BE apo nga Amerika për këtë gjë?! Kurrë. Shpallin kampionë të anti korrupsionit një hetues të kohës së komunizmit Ardian Dvoranin. Ky ka arrestuar njerëz në Shkodër kur është rrëzuar busti i Stalinit. E kanë thënë njerëzit. Ky një dhe Qemal Lame dy. Ka qenë hetues. Nuk mund të jesh sot në Gjykatë të Lartë! Ke bërë hetuesinë e Enver Hoxhës.

Nuk ka të djathtë në Shqipëri. PD nuk është e djathtë. Edhe pse e filloi si konservatorë këtë lëvizjen e Lulit, tani thotë që jemi qendër e djathtë. Janë si PS ashtu edhe PD në shërbim të elitës globaliste. Në këto 32 vjet s’ka pasur presion nga SHBA dhe BE për të dënuar krimet e komunizmit. Të djathtët e vërtetë vuajnë për të marrë green card-in në Amerikë. Karrierën vazhdojnë ta kenë më të lehtë në Shqipëri ata që kanë qenë ish-komunistë. Kë njeh ndonjë zyrtar të lartë që ka qenë ish- i persekutuar?!”

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
“S’ka presion nga SHBA e BE për dënimin e krimeve të komunizmit!”, Çipi: Në Gjykatën e Lartë, ai që bënte hetuesinë e diktatorit! | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.