MC Networking

Kica: Schmitt dhe Plasari autorët që janë thelluar më shumë mbi Skënderbeun. Ishte një njeri i etur për pushtet

Autori Ramazan Kica tha në emisionin “Arnautistan”  se Skënderbeu ishte një njeri që kishte etje për pushtet, duke shtuar se ishte po ashtu i fuqishëm dhe i mençur.

I pyetur mbi librin më të rëndësishëm mbi Skënderbeun, Kica veçoi Shchmitt-in nga autorët e huaj dhe Plasarin nga ata shqiptarë.

Për hir të së vërtetës studimet më të thella i ka bërë Schmitt, pavarësisht se librin e ka shkruar pak armiqësor me Skënderbeun dhe pak si thellësisht pro sllav. Mua më ka bërë përshtypje ai libër që e kam lexuar shumë herë. Ka sjellë disa të vërteta mjaft të rëndësishme, disa dokumente. Ndërsa nga shqiptarët është Plasari, pavarësisht se ka trajtuar çështjeve në këndvështrimin politik. Madje ai i ka mëshuar çështjes fetare, që mund të ketë edhe të vërtetë, Skënderbeu mund të jetë 100 për qind ortodoks, por mënyra kaq fort që i mëshon më duket pak e rënduar për lexuesin”.

Ndër të tjera, Kica u shpreh se nuk mund të pretendojmë që Sfetigradi ishte në Koxhaxhik.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Kica: Schmitt dhe Plasari autorët që janë thelluar më shumë mbi Skënderbeun. Ishte një njeri i etur për pushtet | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.