MC Networking

Beqiri: Berisha i lidhur me UDBA-n, e bëri hi Shqipërinë. Rama mund të ketë 1001 të zeza, por s’janë vrarë qytetarë!

Avokati Idajet Beqiri akuzoi në emisionin "Arnautistan" në MCN TV Sali Berishën për lidhje me UDBA-n, duke e konsideruar kreun e PD një njeri që s’jeton dot pa vrarë, djegur dhe shkatërruar.

Sipas Beqirit kryeministri Rama mund të ketë 1001 të zeza, por që nga 2013-ta askush nuk është vrarë.

Kusur s’u ka lënë Berisha shqiptarëve. E bëri hi Shqipërinë edhe vazhdon ai s’i ndahet kësaj gjëje. Por po i vjen ngordhja, të jeni të bindur. E ndjen edhe vet ai. Të dalësh në këtë moshë me ata partizanë...! Lekë ka sa të duash ai, organizatën kriminale e mban fort! Mund të themi 1001 të zeza për Edi Ramën, por nga 2013-ta asnjë qytetar s’është vrarë. Me Berishën flinin më ëndrra. Berisha s’rron dot pa vrarë, pa djegur, pa shkatërruar, pa fyer, pa ofenduar. Është e keqja e Shqipërisë bashkë me Ilir Metën.

Nga dita që u zgjodh President s’e kam takuar më Berishën. Më herët kemi pasur miqësi, më donte mua. Kauzën kundër komunizmit s’e kapi vetë, ia dhanë. Lidhjet e Ramizit me këtë (Berishën) janë të hershme shumë. UDBA ka pasur lidhje me Berishën. Provat janë të jashtëzakonshme. Në vitin 1995 Berisha më arrestoi dhe më futi në burg. Para se të futesha në burg kam pasur një kontakt, nxirrnim gazetën ‘Kombi’. Kisha një takim që u bë i ndjerë tani ai, por që ishte për Sigurimin e Shtetit për intelektualët. Luan Pobrati do më jepte një letër me shkrimin e Saliut, që ia dërgonte Sigurimit të Shtetit, që thoshte ‘sot s’po e ndjek doktorin se jam në një dasmë’. Lamë vendin në Ballsh për ta marrë këtë letër. Nuk e mora dot, por Luan Pobrati u arrestua dhe u bashkuam në burg të dy. Luani e mori me vete atë letër”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Beqiri: Berisha i lidhur me UDBA-n, e bëri hi Shqipërinë. Rama mund të ketë 1001 të zeza, por s’janë vrarë qytetarë! | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.