MC Networking

“Aktivisti”, Rama: I harruan patronazhistët, u turrën mbi aktivistët. Na rrisin adrenalinën, duke na ngacmuar

Kryeministri Edi Rama reagon lidhur me reagimet lidhur me aplikacionin “Aktivisti”, me anë të së cilit pretendohet se detyrohet administrata publike që të bëj Like dhe Share postimet e titullarëve të institucioneve qeverisëse.

Me anë të një video-mesazhi në rrjetet sociale Rama drejtohet me “të dashur aktivistë të Partisë Socialiste”.

Siç edhe ua kisha thënë, ja ku erdhi dita që i harruan patronazhistët dhe u turrën mbi aktivistët.

Urime për pagëzimin tuaj në baltën e djajve, e cila është prova e relevancës në skenën e betejave politike dhe sociale në këtë vendin tonë të vogël e të bukur, por me zhurmaxhinj e ligësira që s’të ndahen.

Tani ju mund të ndjeheni realisht të vlerësuar si një forcë e re në fushëbetejë dhe ndërkohë që patronazhistët e kalitur në përballje të shkuara, po përgatiten të hyjnë së shpejti në skenën e betejës së radhës si një forcë e sprovuar më shumë se sa njëherë, ju jeni në sprovën tuaj të parë dhe ja si erdhi puna, ende pa mbaruar nxemjen i keni shqetësuar shumë kundërshtarët tanë të dëshpëruar e të çoroditur.

Përgëzime, tani futini një marsh tjetër jashtë programit, që ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën, duke na ngacmuar edhe kur s’kanë parë gjë akoma.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
“Aktivisti”, Rama: I harruan patronazhistët, u turrën mbi aktivistët. Na rrisin adrenalinën, duke na ngacmuar | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.