MC Networking

Punësimi, Nikolla: Ofrohen vetëm zgjidhje sporadike, vendi do përballet me probleme thelbësore në ekonomi (VIDEO)

Kolë Nikolla, kryetar i Konfederatës së Sindikatave deklaroi në studion e lajmeve të MCN Tv se zgjidhjet që propozohen për çështjen e punësimit janë sporadike dhe se qeveria nuk ndërton  strategji të mirëfillta.

Duke vijuar me shpjegimin e tij, Nikolla tha se nëse nuk sistemohet me urgjencë tregu i punës, përveç problemeve demografike dhe largimit të shqiptarëve vendi do të përballet me probleme thelbësore në ekonomi.

Sipas Nikollës, zyrat e punës janë kthyer në zyra emigracioni.

Është e gjashta herë që nënshkruhet kjo marrëveshje. Duke qenë se ne kemi të njëjtat probleme pamë të arsyeshme të tërheqim vëmendjen se çështjet e punësimit janë të mprehta dhe vazhdojnë të jenë çështje me zgjidhje sporadike dhe që nuk ka strategji të mirëfilltë sa i përket punësimit dhe pagës. Ka 4 muaj që po punojmë për marrëveshjen dhe kemi bërë shumë propozime, por qeveria i anashkalon dhe shumë pak ishin përfshirë nga propozimet. Por marrëveshja është e përgjithshme dhe nuk përfaqëson të gjithë pikat. Marrëveshja bën thirrje palëve për të negociuar dhe përpiqet të rrisë efektivitetin e punësimit. Ne kemi probleme jo vetëm me informalitetin, por dhe me produktivitetin e punës dhe çmimin e punës.

Ka vite që po përpiqemi të punojmë me qeverinë dhe përpiqemi të ushtrojmë presion pozitiv karshi qeverisë në lidhje me tregun e punës. Fatkeqësisht nëse qeveria nuk do të kthehet urgjent për të sistemuar tregun e punës dhe të ndërtojë raportin kërkesë-ofertë do të ketë probleme thelbësore në ekonomi sa i përket investimeve. Çështja e pagës, çmimin e punës e rregullon tregu por gjithmonë nëse ka rregulla loje. Zyrat e punës janë kthyer në zyra emigracioni.

Kjo qeveri e filloi mirë me arsimin profesional por sot ka bërë regres. Nëse nuk punohet me strategji afatmesme dhe afatgjata sigurisht që zyrat e punës nuk e kanë dhënë kontributin e vet. 60% e të rinjve kërkojnë të largohen jashtë shtetit tregon që tregu i punë ka probleme.

Duke vijuar më tej, Nikolla tha se qeveria me bizneset po punon në kurriz të sindikatave.

Sipas Nikollës, Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë pa ligj për Sindikatat dhe pa Ministrinë e Punës.

Fatkeqësi që brezi i pretendon të bëjë punë të shtet, për tu aktivizuar në parti për një karrige. Njerëzit aktivizohen për bindje. Për aq kohë sa të rinjtë trashëgojnë konceptin e pushtetit për karrigen është shqetësuese. Nuk kam kundërshtim për aktivizimin politik, por nëse keqpërdoret.

Kjo qeveri me biznesit po punon në kurriz të sindikatave. Kjo është politikë e djathtë, interesante që po e bën një qeveri e majtë. Bashkëpunon më shumë me dhomat e tregtisë.  

Shqipëria i vetmi vend në Evropë pa dy instrumente kryesore, pa ligjin për sindikata dhe Ministri për Punën. Ka për të gjitha gjërat një ligj, por për sindikatat jo. I intereson palëve që sindikatat të jenë siç janë sot. Ka 7-8 vjet, në kohën e  Veliajt dhe Klosit patëm bërë punë dhe e çuam në dyert e qeverisë. Vetë qarqet brenda politikës nuk janë të interesuarA.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Punësimi, Nikolla: Ofrohen vetëm zgjidhje sporadike, vendi do përballet me probleme thelbësore në ekonomi (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.