MC Networking

Farrici: Regjistrimi i pronave publike nuk cenon pronarët, por ndihmon bashkitë dhe komunitetin! Tarifa duhet të jetë më e ulët

Adelina Farrici, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës për Autonomi Vendore deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se shifrat që tregojnë se janë vetëm 20 mijë prona të regjistruara zbulojnë problematika ligjore, pamundësi të institucioneve dhe ndonjëherë dhe neglizhencë.

Duke vijuar më tej shpjegimin e saj, Farrici tha se iniciativa për regjistrimin e pronave është pozitive dhe nuk cenon pronarët, por ndihmon Bashkitë dhe komunitetin.

Situata ka arritur në një pikë që nuk mban më dhe duhet ndërgjegjësimi i aktorëve dhe institucioneve. Kjo shifër, vetëm 20 mijë prona të regjistruara nga 260 mijë flet për problematika ligjore, për procedura ligjore dhe për pamundësi në momente të veçanta. Pse jo edhe për neglizhencë nga ana e institucioneve.

Iniciativa për regjistrimin e pronave publike nuk cenon pronarët. Janë tokat shtetërore të paregjistruara, dhe në momentin që janë të paregjistruara ka hapësirë për abuzime. 7501 ka sjellë problematika për pronarët. Çështja e pronave është komplekse . Mbivendosjet kanë ndodhur si rezultat i hartave të bëra në zyra dhe jo në terren. Edhe Gjykata merr kohë të gjatë ndërkohë.

E shoh pozitive, që pronat shtetërore, institucionet që i zotërojnë duhet të sensibilizohen dhe t’i regjistrojnë. Regjistrimi i pronës ka një kosto, dhe në bashki e tejkalon buxhetin. Tarifa për regjistrim e tokës në shtet të jetë e vogël. Dhe pushteti vendosur duhet të ndajë një buxhet për regjistrimin e pronave. Është regjistrimi i pronave për bashkitë pasi do të gjenerojë të ardhurave jo vetëm për bashkitë, pro edhe për komunitetin. Nuk besoj se regjistrimi i pronave cenon privatin apo individin që është pronar. Kjo mund t’i japë zgjidhje dhe kompensimit.

Në momentin që një tokë nuk është e regjistruar në kadastër, nuk mund të quash pronar për zhvillimin e kësaj prone. Ta zhvillosh pronën duhet ta kesh të regjistruar. Në Gjykatë kur ka konflikte qoftë institucionet qendrore dhe lokale, është Kadastra që e pezullon regjistrim dhe kalon në procesin e Gjykimit. Kur bëhet regjistrimi i pronës nuk  duhet të ketë konflikt.

Më tej, Farrici tha se dixhitalizimi i pronave do t’i jepte zgjidhje shumë problematikave, duke shmangur abuzimet dhe duke kursyer kohë.

Zgjidhja do të ishte dixhitalizimi i pronave. Në momentin e dixhitalizimit do të kesh një hartë të mirë. Dixhitalizimi do të zgjidhë procedurat korruptive, sorollatjet, do kursejë kohë fizike për qytetarët dhe institucionet dhe shmang pjesën e një zyrtari abuziv. Sipas asaj që u tha nga Lame që do të kemi regjistrimin online do të ishte element që do të lehtësojë procedurat.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Farrici: Regjistrimi i pronave publike nuk cenon pronarët, por ndihmon bashkitë dhe komunitetin! Tarifa duhet të jetë më e ulët | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.