MC Networking

Bashkia Tiranë nisi investimin nga mesi i përroit të Gjerozës. Rehabilitimi i plotë mbetet një premtim

Në 13 shkurt 2019, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, promovoi investimin e kryer në zonën e Përroit të Gjerozës, ku përroi u kthye në pedonale dhe u ndërtua një kënd lojërash.

"Përroi i Gjerozës ka qenë në fakt një landfill urban, ku gjithë plehrat e pallateve derdheshin në përrua. Sot përroi kalon pranë sheshit dhe sot kemi fituar një hapësirë për kalimin e makinave, por kryesisht një hapësirë cilësore, dinjitoze", u shpreh Veliaj gjatë inaugurimit të këtij investimi.

Por në këtë projekt të 2019-s, nuk u përfshi pjesa tjeter e përroit, që vazhdon të jetë ende një landfill urban. "Xhadat" ishin në terren për të parë nga afër gjendjen e përroit, i cili ishte i mbushur me mbeturina. Banorët u shprehën të shqetësuar për gjendjen e tij dhe thanë se përroi duhej të ishte sistemuar i gjithë e jo pjesë-pjesë.

Pas vëzhgimit të përroit, "Xhadat" iu drejtua njësisë administrative 12 me një kërkesë zyrtare për informacion. Në përgjigje, njësia 12 i hoqi të gjitha përgjegjësitë nga vetja, duke thënë se i takon Bashkisë së Tiranës të merret me ndërhyrjen dhe investimin në përrua.

Po ashtu, "Xhadat" kërkoi informacion edhe nga Bashkia e Tiranës në lidhje me këtë çështje. Bashkia e Tiranës pranoi se deri më tani nuk kishte bërë asgjë për përroin e Gjerozës, por premtoi se së shpejti do të sistemohet i gjithë përroi duke i dhënë një zgjidhje përfundimtare situatës problematike.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top