MC Networking

Shpërthim eksplozivi në një butik në Durrës, policia shoqëron disa persona (VIDEO)

Një shpërthim eksplozivi është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 7, Durrës.

Nga të dhënat paraprake policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases Jonida Karaboja,  ku ka shpërthyer një sasi e vogël, e dyshuar lënde plasëse.

Për pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon puna intensive nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,  identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Shpërthim eksplozivi në një butik në Durrës, policia shoqëron disa persona (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.