MC Networking

Rikthehet shiu, parashikimi i motit për të shtunën dhe të dielën

Këtë fundjavë parashikohet ndikim i masave ajrore të paqëndrueshme. Moti do të mbizotërojë me vranësira shtresore të dendura që prej orëve të paradites së të shtunës, gjë e cila do të vijojë edhe të dielën.

Reshjet lokale të shiut do të nisin të shtunën në mbrëmje dhe do të vijojnë gjatë gjithë ditës së diel. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar në veri.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se në relievet malore do të ketë reshje dëbore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2 deri 4 ballë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Rikthehet shiu, parashikimi i motit për të shtunën dhe të dielën | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.