MC Networking

Rastet e dhunës, Tusha: Nevoja e grave dhe vajzave për mbështetje, shumë më e lartë se vite më parë (VIDEO)

Psikologia e Linjës së Këshillimit për gra dhe vajza, Kristiana Tusha thotë se vitet e fundit numri i grave dhe vajzave që kërkojnë ndihmë, është shumë më i lartë se vite më parë, ashtu si dhe i atyre që kërkojnë mbështetje psiko-sociale dhe shërbime të ndryshme.

Nevoja e tyre për shërbime është po aq e lartë, jemi në shërbim të tyre 24 orë në 24. Për dhunën me bazë gjinore kërkohet shërbim i vazhdueshëm.

Duke folur në një lidhje për studion e lajmeve në MCN Tv, ka numër të larë të grave dhe vajzave që marrin urdhër mbrojtje.

Ka periudha kohore kur rastet e dhunës në familje janë më të larta, kryesisht nga shtatori në dhjetor ky numër është më i lartë.

Zakonisht e lidhur me problemet social-ekonomike që familjet përballen, ndoshta me fillimin e vitit akademik të shkollës, problemet ekonomike shtojnë dhe problemet.

Urdhrat e mbrojtjes funksionojnë, kemi sistem të organizuar me avokatë që ndjekin gratë dhe vajzat në vijimësi, deri në sigurimin e një strehimi për gratë që kanë nevojë për suport në rast emergjence.

Vitet e fundit është shtuar numri i grave që kërkojnë urdhër mbrojtje. Vlerësohet analiza e riskut dhe në këto raste dërgohen në strehëza mbështetëse.

Ne referojmë rastet në polici dhe institucione dhe janë një ekip njerëzish në shërbim të vajzave de grave të dhunuara. 

Vitet e fundit kemi ndërgjegjësim shumë më të lartë të instancave, jemi alert për afrimin e shërbimit dhe mbështetjes, krahasuar me vitet më parë që kemi pasur problematika.

Jo çdo gjë shkon në drejtimin e duhur, por jemi më alert për rastet më emergjente.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Rastet e dhunës, Tusha: Nevoja e grave dhe vajzave për mbështetje, shumë më e lartë se vite më parë (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.