MC Networking

Porti i Durrësit, Bushati: 14 maji, një minireferendum. Kandidati i opozitës le ta provojë me votë (VIDEO)

Ish-deputeti i PS, Ervin Bushati, thotë se zgjedhjet e 14 majit do të jenë një referendum i vogël edhe për çështjen e portit të Durrësit. Në studion e MCN Economy, Bushati tha se projekti i portit të ri turistik do të ndryshojë qytetin bregdetar.

Nëse shkon siç duhet, do ta ndryshojë qytetin e Durrësit. Sfida e vërtetë e qeverisë do të jetë ku do të jetë porti i ri. Nëse Shqipëria përmes nismës së Berlinit apo Ballkanit të Hapur do të vërë në funksion portin. Është një investim që do ta ndryshojë Durrësin. Zgjedhjet lokale do të jenë njëfarë minireferendumi. Nëse kandidati i opozitës thotë që nuk do ta lejojmë të ndërtohet porti, atëherë le ta provojë me votë.

Unë e thashë që ku duhet të shkojë porti? Ka shumë kompani ose prona që mund të jenë në një situatë jo shumë pozitive. Është njësoj si të thuash sa bën prona e ish-kombinatit metalurgjik të Elbasanit. Vetëm të çmontosh atë që ka mbetur kushton më shumë se toka.

Bushati tha se për shkak të politikës ndërkombëtare, investimet nga vendet arabe janë më të pranueshme. Sipas tij, është e vështirë t’u jepet përgjigje të gjitha pyetjeve mbi projektin e ri.

Sot ka 3 entitete: Kina, Rusa dhe vendet e Arabisë. Dy janë investime problematike. Investimi i Gazprom në Gjermani dhe porti i Pireut nga kinezët. Pra investimet do të jenë nga një entitet i tillë. Të vinte këtu vetë Alabari, do ta kishte të vështirë ta jepte të gjithë përgjigjen.   

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Porti i Durrësit, Bushati: 14 maji, një minireferendum. Kandidati i opozitës le ta provojë me votë (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.