MC Networking

Apolloni: Toskërishtja gjuhë pakice, nuk mund t’i imponohej shumicës. Duhet rishikim i standardit

Shkrimtari Ag Apolloni, për romanin e tij “Kësulkuqja përrallë për të rritur” thotë se është versioni i ri i Kësulkuqes, ku përfshihen pasojat e luftës.

Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai deklaroi se tema është universale, tema kryesore është dashuria është gjithmonë temë universale dhe ajo vendoset në një kontekst dhe ai kontekst është kosovar.

Ai tregoi se shkruan kryesisht në standard, por varet nga dialogu.

Kam edhe vepra gegërisht, poezitë dhe dramat i shkruaj kryesisht në gegërisht.

Gegërishtja nuk ka standard, është gegërishte e përafërt me standardin por me paskajoren.

Standardi ka probleme edhe me veriun e Shqipërisë, jo vetëm me Kosovën.

Është bërë një gabim, ai ka qenë një vendim arbitrar që nuk është marrë gegërishtja për bazë, se flitej nga shumica e shqiptarëve dhe nuk duhej që gjuha e pakicës ti imponohej shumicës.

Duhej një gjuhë me bazë gegërishten, por të merrej dhe nga toskërishtja. Gjuha nuk krijohet prej një shkrimtari në kohët moderne dhe as me vendime të prera.

Nuk mund të krijohet letërsi e mirë duke ndjekur standardin, gjithmonë duhet shkelur pak.

Nuk mendoj se ka nevojë për një kosovarishte, por për një rishikim të standardit patjetër dhe tolerancë më të madhe ndaj gegërishtes.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Apolloni: Toskërishtja gjuhë pakice, nuk mund t’i imponohej shumicës. Duhet rishikim i standardit | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.