MC Networking

Filmi për fëmijë në kinematë e Tiranës/ Alibeja: Prindërit s’kanë qenë në dijeni të përmbajtjes homoseksuale. AMA të marrë masa! (VIDEO)

Aktivisti i Koalicionit Pro Mbrojtjes së Familjes dhe Jetës, Boris Alibeja, kritikoi shfaqjen në Kinema Millennium në Tiranë të filmit me përmbajtje homoseksuale “Strange World”, me përkthimin sipas tij të papërshtatshëm “Botë e mrekullueshme”.

Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV Alibeja tha se prindërit nuk kanë qenë në dijeni të filmit, pasi sipas tij, asnjëri prej tyre s’do lejonte që një material i tillë t’u shfaqej fëmijëve të tyre.

Sipas Alibejaj tha se kemi të bëjmë me një axhendë “underground” të komunitetit LGBT, të cilët e kanë promovuar këtë fiilm. Ai kërkoi që të merren masa nga AMA për filmin dhe që prindërit të tregojnë kujdes për edukimin e fëmijëve të tyre.

Problemi është se gjatë shfaqjes dhe premierës së këtij filmi, prindërit shqiptar s’kanë qenë të informuar. Ka përmbajtje homoseksuale. Janë dy adoleshentë që bien në dashuri me njëri tjetrin. Përmbajtje të tilla për mosha vunerabël duhet të shikohen nga institucionet shtetërore. AMA duhet ta kontrollojë edhe këtë gjë. Një pjesë e madhe e prindërve bien dakord që asnjë informacion që nuk është i përshtatshëm s’duhet të jepet pa lejen e prindërve. Është përkthyer si ‘Botë e mrekullueshme’ në shqip. Përkthimi s’ka të bëjë shumë. Brenda në film janë dy të rinj adoleshentë që gjatë rrugës bien në dashuri me njëri tjetrin. ‘Pink News’ thotë që ky film edukon fëmijët që të jesh gay është gjëja më normale. Prindërit në gjithë botën ka reaguar. Do ngjallë reagime edhe në Shqipëri, por fakti që ka ardhur underground ka të bëjë me një axhendë LGBT, që fillon nga e njëjta dorë ‘prindi 1’, ‘prindi 2’. Anëtarët e LGBT kanë dalë sot për ta promovuar këtë film. Prindërit shqiptarë do bëjnë një gardh për të zgjedhur edukimin e shëndetshëm për fëmijën. Shtrembërime të tilla të identitetit gjinor kanë sjellë probleme në jetën e shumë personave. Kemi qenë në kinema Millenium, s’kemi parë asnjë prind, vetëm pjesëtarë të komunitetit LGBT në Shqipëri. Personalisht s’njoh asnjë prind që do lejonte fëmijën të shikonte një film me një kontekst të tillë. Është një axhendë e rrezikshme që përqendruar vizionin e saj te fëmijët, duke qenë se janë vunerabël. Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm te edukimi, të informohen edhe për programin mësimor që jepet. Është ndërmarrë një fushatë nga LGBT që është futur në gjimnazet e Tiranës, duke dhënë shembuj gay-sh për adoleshentësh. Prindërit duhet të jenë më të kujdesshëm për fëmijët. Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës kërkon që të merren masa dhe të shikohet konteksti i filmit”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top