MC Networking

Xhaferraj: Nuk lajmëruat familjet që prekeshin nga përmbytjet. Rama: Flasin të dhënat e bashkisë Shkodër

PD ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Rama në lidhje me situatën e përmbytjeve në vend. Deputeti Ferdinand Xhaferraj  ka ngritur për të 8 pyetje për për të kërkuar shpjegim për situatën në vend.

1. A kishte informacione dhe të dhëna qeveria shqiptare lidhur me reshjet e pritshme të datës 20 Nëntor e në vijim? 

2. Nëse po, cilat ishin masat e marra nga qeveria për të siguruar jetën, shëndetin dhe pronat e qytetarëve tanë? 

3. A u bënë shkak për përmbytjen e zonave të nën-Shkodrës hapja e portave dhe shkarkimet e hidrocentraleve të Komanit dhe Vau Dejësit, sic deklaroi prefektja e qarkut Shkodër, Znj. Angoni?

4. Pse nuk u lajmëruan familjet që prekeshin nga përmbytjet si rezultat i shkarkimeve të hidrocentraleve që të merreshin masat e nevojshme, përfshirë evakuimin e banorëve dhe gjësë së gjallë? 

5. A ka filluar një vlerësim paraprak i dëmeve  të shkaktuara dhe a mund te kemi nje informacion? 

6. Ministri i Mbrojtjes, z. Peleshi ka përsëritur disa herë që qeveria iu ka akorduar bashkive një fond prej 10 mln dollarë për përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. A është ky fond i mjaftueshëm për përballimin e dëmeve të shkaktuara? 

7. Cilat janë investimet konkrete që qeveria shqiptare ka kryer në këto 9 vite për parandalimin e përmbytjeve në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës? 

8. A ka vlerësuar qeveria shqiptare mundësinë e transferimit të banorëve, të cilët jetojnë në zona të rrezikuara nga përmbytjet, në zona më të sigurta? 

Kryeministri Edi Rama nga Foltorja e Kuvendit deklaroi se në përmbytjet që përfshinë Shkodrën disa ditë më parë janë evakuar vetëm 130 banorë, një shifër shumë herë më e ulët nga numri i banorëvë të evakuar në 2011.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të ngritura nga Xhaferraj, Rama tha se për situatën flet bashkia Shkodër që drejtohet nga PD.  

A mendon qeveria t’i spostojë këto njerëz, kjo nuk bëhet me a mendon qeveria apo jo bëhet me bashkëpunim, se dihet se çfarë ndodh nëse qeveria tenton të bëjë diçka të tillë.Asokohe 68 316  banorë të prekur, zyrtarisht shifra e Bashkisë së Shkodër. Prap shifra e bashkisë Shkodër 130 qytetarë të evakuar, nga 14 200 të evakuar në kohën e atij sinkronit. E bëjnë pyetjet dhe të tjerë. Si ka mundësi që vazhdojmë të kemi përmbyjtje. Kemi pasur më tepër përmbytje kur përmbytjet ishin gjë e rrallë në kontineëntin tonë dhe në vend. Në rastin e përmbytjes kur kam komentuar atje, është përmbytje e robit dhe janë të dhënat e shkarkimeve të kaskadës. Uji në përmbytjen e atëhershme vajti deri në çati dhe preku sipas Bashkisë Shkodër mbi 6 mijë shtëpi. Këto ditë ka pasur vetëm, 30 shtëpi. Në Durrës kanë qenë 15. Nëse e marr kamerën e iphone dhe e fus në një vrimë të vogël me ujë, mund të simuloj një përmbytje globale. Këtë herë flet bashkia e Shkodër që është drejtuar dhe drejtohet dhe nga më të flaktit e asaj që dikur quhej PD.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Xhaferraj: Nuk lajmëruat familjet që prekeshin nga përmbytjet. Rama: Flasin të dhënat e bashkisë Shkodër | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.