MC Networking

Marrëveshja për targat, Raci: Ndërhyrja e SHBA-së mënjanoi rrezikun e sigurisë kombëtare në Kosovë (VIDEO)

Gazmir Raci, analist politik në Kosovë deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se marrëveshja e mbyllur mbrëmjen e djeshme mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave u arrit falë ndërhyrjes amerikane, dhe se ishte ky vendim që mënjanoi rrezikun e sigurisë kombëtare.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Raci tha se çështja e targave do mbyllet pasi makinat me këto targa së shpejti do të dalin nga qarkullimi dhe sipas marrëveshjes, Serbia ka vendosur të mos lëshojë më targa të reja apo të bëjë riregjistrime.

Më tej, analisti tha se çështja e simboleve do të adresohet dhe në planin franko-gjerman.

Kosova është zotuar të mos vendosë gjoba për një kohë deri sa të t'i jepet një shans planit franko-gjerman. Në kuadër të atij plani ka dhe një plan për respektimin e simboleve shtetërore të njëra tjetrës. Këtë marrëveshje e kemi falë ndërhyrjes amerikane. Në rastin e  Kosovës, roli amerikan ka qenë vendimtar në rrugëtimin e lirë dhe pavarësisë dhe kjo u vërtetua dhe mbrëmë, vëtem në momentin kur patëm ndërhyrje amerikane u mënjanua rreziku i sigurisë kombëtare. Strukturat parale të Serbisë kanë qenë të gatshme të ekslalojnë deri në përdorimin e dhunës nëse s'do kishte marrëveshje. Po shpresoj që BE të ketë marrë mësime  dhe  të jenë më seriozë, pasI nuk mund të imponosh në tavolinë propozime nëse nuk ke miratimin e të dyjave palëve. Çështja e targave besoj se do mbyllet, se s’janë shumë vetura me këto targa dhe pas disa muajsh do dalin nga qarkullimi dhe nuk do lëshohen më dokumente  të tilla. Në marrëveshje thotë që s’do bëjë më riregjestrime të reja për ato targa me emërtime të vjetra nga koha e regjimit serb të Millosheviçit. Edhe pse ne nuk kemi parë një dakordësi në letër, por na u tha sot dhe nga kryeministri i Kosovës u tha që deklarata e përfaqësuesit Borrell është dakordësia e arritjes. Targat do të dalin nga qarkullimi rrugor në Kosovës.

Çështja e simboleve do të adresohet dhe në planin  franko-gjerman, në atë propozim është dhe respektimi i simboleve shtetërore të njëra tjetrës.

Unë e kam ditur që kemi një kryeministër me një qasje të re për dialogun. Këtu ka qenë problemi, jo vetëm nga analistët, por dhe faktori ndërkombëtar që kanë të bëjnë me një person me një qasje të re për dialogun. Nuk mund të ecet dialogu me një qasje që kanë pasur parardhësit. Kryeministri i Kosovës ka dëshmuar një konsistencë në qëndrimet e tij dhe u pa në ndalimin e referendumit serb dhe vendosjen e reciprocitetit për kartat e identitetit. Kemi parë konsistencë të tij, deri në masën që ai vendosi të zbatojë obligimet që kemi marrë nga Brukseli, në fund të fundit ia kanë kërkuar. Kryeministri u adaptua me qëndrimiet e reja si qeveritar. Kurti bëri një gjë që ia kemi kërkuar. U zotua se do të zbatojë obligimet e dala nga Brukseli.

Duke vijuar më tej shpjegimin e tij, Raci tha se në Kosovë vijon të mbetet problematike marrëveshja për asociacionin, por shtoi se ka marrëveshje që Serbia që nuk i zbaton.

Analisti tha se sot opozita ishte mbështetëse ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Problematike është marrëveshja për asociacionin, Serbia ka 5 marrëveshje që nuk i zbaton, p.sh. ajo e diplomave. Serbia heziton ta zbatojë marrëveshjen, ose për kthimin e dokumentave të kadastrave. Marrëveshjen për energjinë Serbia nuk e zbaton. Ne përqëndrohemi vetëm tek asociacioni. Situata është shtensionuar momentalisht. E kam thënë që Serbia nuk është e gatshme për planin franko gjerman dhe përdori çështjen e targave për të kundështuar kalimin e diskutimve në planin ndërkombëtar, por nuk ia arriti. 5 fuqitë ndërkombëtare janë të vendosur që problemin mes Kosovës dhe Serbisë ta zgjidhin deri në fund të 2024 pasi po krijon probleme dhe për integrimin e vendeve të tjera. Me zgjidhjen e këtij problemi i parandalohet Rusisë dhe depërtimi edhe në Kosvë. Rusia po përdor çdo metodë për ta destabilizur Ballkanin Perëndimor. Plani franko-gjerman e afron Kosovën me NATO-n dhe dy shtetet do ecin më shpejt drejt BE-së.

Ishte çështje teknike, nuk kishte nevojë që të dakordësohet në nivelin e krerëve. E rëndësishme është që ekziton, këto elemente nuk i japin rëndësi të madhe, këto ditë ka qenë rrezik çështja e sigurisë dhe rreziku për përplasje dhe kjo u parandalua me një ndërhyrje të SHBA, dhe vendeve të tjera si Franca dhe Gjermania.

Është e rëndësishme që opozita të jetë pjesë e vendimarrjes në këtë proces të definimit të raporteve. Pashë opozitë mbështetëse të kryeministrit, i kam mbështetur reagimet, dhe kreysisht reagimin e Haradinajt, ishte në mbështetje të vendimit mbrëmë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Marrëveshja për targat, Raci: Ndërhyrja e SHBA-së mënjanoi rrezikun e sigurisë kombëtare në Kosovë (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.