Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla në replikë ndaj kryedemokratit Sali Berisha deklaroi se foli 7 minuta mbi kohën e lejuar.
Balla deklaroi se nuk do të rresht së përshëndeturi qeverinë që ka ditur që ka ndaluar çdo person non grata të pijë dhe kafe në marinën e Durrësit dhe jo më të blejë prona.
Duke kërkuar replikë me të, kryedemokrati Sali Berisha dhe deputetët e opozitës bllokuan foltoren, duke kërkuar që të mos ketë limit kohor për diskutimin për portin e Durrësit.
Gjithçka pasi Balla kërkoi të hidhet në votim që për këtë çështje të diskutohet pët 6 orë, ndërkohë që opozita kërkon të mos ketë limit për këtë çështje kaq madhore.
Propozimi i Ballës u votua me 71 vota pro.
0 Comments: