MC Networking

Rritja e çmimit të energjisë elektrike/ Nasto: 70% të bizneseve do të falimentojnë, protesta deri në grevë urie (VIDEO)

Teksa vendi po përgatitet për rritje të çmimit të energjisë elektrike, Bordi Drejtues i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë ka paralajmëruar se së shpejti do të marrë vendim për zhvillimin e protestave dhe grevës në gjithë vendin, në kundërshtim të këtij vendimi.

Kryetari i kësaj shoqate, Albert Nasto, në një komunikim për edicionin e lajmeve në MCN tv, u shpreh se nëse ndodh katërfishimi i shtrenjtimit të energjisë, të paktën 70% të bizneseve në vend do të falimentojnë.

Rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe çmimit të lartë të karburanteve, përkatësisht katërfishimi i saj për kilovat të energjisë, pritet të sjellë kaos ndoshta më të madh edhe nga ai i kohës së pandemisë.

Ne kemi parashikuar dhe biseduar me biznese më përvojë prandaj po themi se kjo rritje duhet përgjysmuar, sepse të paktën 70% të bizneseve që kanë lidhje më energjinë elektrike priten të falimentojnë. E kemi thënë që nuk e përballojmë dot këtë që kemi, jo më të jetë 4fishim, nuk ka pse të ndodh kjo.

Është irrituese që energjia shitet me 500 l dhe blihet me 5 mije lekë, kjo është një vatër korrupsioni dhe paaftësi e institucioneve që merren me menaxhimin e energjisë elektrike.

Nuk janë rritur rrogat ndihma sociale, taksat rriten, energjia dhe karburantet rriten, para shohim që nëse peshohet xhepi i qytetarëve, edhe ne do të falimentojmë.

Të paktën 90% e bizneseve do të preken nga kjo situatë, falimentimi i këtyre bizneseve do të vijë ngaqë nuk mund të përballojmë situatën e katërfishimit të energjisë.

Përsa më sipër, Nasto thotë se Shoqata po përgatitet për protesta gjithëpërfshirëse kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Jemi në konsultime të vazhdueshme me specialistë, ekspertë, dhe planet tona janë për greva, protestat, deri në mosbindje civile, pra nuk do të ndalojmë.

Nuk do te lejojmë rritjen e energjisë elektrike, por nëse ndodh, duhet që qeveria ta kompensojë të gjithën. Çdo njeri do të protestojë për biznesin e vet, deri në grevë e urisë.

Kjo qeveri kaq e papërgjegjshme, duhet të mbrapset nga këto vendime, vetëm me bashkimin e biznesit përmes protestave.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Rritja e çmimit të energjisë elektrike/ Nasto: 70% të bizneseve do të falimentojnë, protesta deri në grevë urie (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.