MC Networking

Rama: Stimulojmë hotelet me 4-5 yje, Shqipëria do bëhet kampione e Ballkanit për turizmin

Kryeministri Edi Rama duke bërë një bilanc të sezonit turistik ka folur për stimulimin e sipërmarrjeve me 4 ose 5 yje gjatë sezonit veror duke thënë se pavarësisht se keqinterpretohet sikur po favorizohen të pasurit, në fakt qëllimi është i kundërt.

Ai tha se rritja e pranisë së infrastrukturave në vendin tonë është favorizim i ekonomisë kombëtare, i gjithë rrjetit të shërbimeve, që sipas tij sjellin një tjetër lloj turisti.

Struktura e re është rezultat i politikës së ndjekur nga ana jonë për të stimuluar sipërmarrjet në turizëm që adresojnë nevojën e krijimit të strukturave me 4 ose 5 yje. Shpesh herë keqkuptohet ose keqinterpretohet qëllimisht për t’iu krijuar njerëzve idenë se kjo që bëjmë ne me këto struktura është favorizim i më të pasurve. Në fakt krejt e kundërta është e vërtetë. Rritja e pranisë së infrastrukturave në vendin tonë është favorizim i ekonomisë kombëtare, i gjithë rrjetit të shërbimeve, i prodhuesve vendas të të gjithë asaj pjese të ushqimit që vjen drejtpërdrejt nga ferma shqiptare, i konsumit. Këto janë struktura që sjellin një tjetër lloj turisti nga ai që vjen thjesht për të kaluar 1 apo 2 ditë ose nga ai që vjen me bukë me vete. Mbi të gjitha, për të gjithë ata që flasin për nevojën për një punësim për këto struktura, por punonjësit janë me paga mbi mesataren edhe për punët më të thjeshta. Prandaj e çmoj përpjekjen e bërë në këtë drejtim nga të gjithë sipërmarrësit. Hoteleria është sipërmarrje fitimprurëse por kërkon kapital intensiv.

Më tej ai u shpreh se të gjitha mediat e rëndësishme botërore shkruajnë për Shqipërinë, duke e renditur atë midis vendeve që rekomandohen për tu vizituar dhe për të kaluar pushimet. Rama deklaroi se brenda një 10-vjeçari Shqipëria do të behët kampione e Ballkanit për turizmin.

Është një ndryshim epokal. Kemi parë falë punës këmbëngulëse të disa bashkive sa i përket pastërtisë, ne kemi pasur një sezon jo vetëm më të pastër se asnjëherë, por një sezon realisht të pastër. Duke nisur nga Tirana, të gjitha përshtypjet e anketuara, nisin me pastërtinë. Natyrisht Tirana ka problemin me pastrimin në pika të caktuara, një kryeqytet që ishte simbol i pisllëkut që 4 vite ra në duart e atij që gërhiste. Sot kemi mundësinë të shohim atë që do jetë Shqipëria e 2030 si një potencë turistike dhe jo e 17% të turistëve, por 25-30% sepse investimet që po bëhen janë të një proporcioni që e mundëson këtë ambicie. Do bëhet potencë e Ballkanit në turizëm, është e destinuar t bëhet.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Rama: Stimulojmë hotelet me 4-5 yje, Shqipëria do bëhet kampione e Ballkanit për turizmin | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.