MC Networking

Prençe: Biznesi në mbijetesë dhe rrezik falimenti, duhet tavoline teknike me qeverinë (VIDEO)

Kryetari i shoqatës “Pro-Export”, Edvin Prençe thotë se do i bashkohen protestës së biznesit të vogël dhe të mesëm, lidhur me krizën me të cilën po përballet sektori.

Ai tha për MCN Live se kriza ka nisur që në kohën e pandemisë, por tani ndodhet në fazën ku biznesi nuk arrin të ketë likuiditet, dhe të mbulojë kostot e shpenzimeve.

Jemi në mbijetesë në sektorin e manifakturës, por nuk përjashtohet as rreziku i falimentit. Nuk është një protestë në vetvete, por një reagim dhe tërheqje vëmendje që duhet të ketë qeveria ndaj të gjithë bizneseve dhe sektorëve prodhues, që mbajnë një mori njerëzish në punë, patjetër që duhen incentivuar.

Në shtetet e tjetra ka incentivim dhe janë konkurrues. Duhet të ketë një tavolinë teknike dhe qeveria të ulet dhe dëgjojë gjithë sektorët në bazë të nevojës. Përndryshe po jetojmë në mënyrë që të mbijetojë kush të mundet, por nuk ecet kështu më para dhe nuk është kjo ajo që synon një vend europian.

Do kemi konsulta të përbashkëta, për synimet e kësaj nevoje, apo gërthitje të zërit të lartë nga nevoja që bizneset kanë. Do të bashkohemi për të qenë të dëgjueshëm nga qeveria jonë, në mënyrë që qeveria të ndërhyjë në mbështetje të sektorëve të ndryshëm.

Në këtë periudhë jemi shumë skeptik, pasi po krijon edhe frikë për bizneset se nuk arrijnë të bëjnë organizim edhe në periudhë afatshkurtër.

Për sektorin e manifakturës në këpucë, kontratat i kemi 2-vjeçare me kompani të huaja, por nuk arrijmë të firmosim kontratat dhe të garantojmë sasinë prodhuese.

Nuk vendosim dot as çmim, për shkak të kursit të këmbimit. Barrat fiskale janë shumë të lëvizshme dhe të luhatshme. Vendimet unilaterale të qeverisë nuk e ndihmojnë biznesin.

E shohim të zymtë situatën dhe nuk japim dot konfirmim se çfarë do ndodhë javën e ardhshme.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Prençe: Biznesi në mbijetesë dhe rrezik falimenti, duhet tavoline teknike me qeverinë (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.