MC Networking

“Absurde VKM-ja për ndërtimet pa leje”, Mandia: Rama flet për bashkëpronësi me subjekte të ligjit! Të hetohet AKSH-i (VIDEO)

Ish-zv.kryeministrja Ledina Mandia foli në MCN Live lidhur me VKM-në e qeverisë për ndërtimet pa leje, grupin e auditimit për financimin rus, protestat dhe sulmin kibernetik të Iranit. Mandia e konsideroi si absurde VKM-në e Ramës për ndërtimet pa leje, pasi sipas saj kryeministri flet për bashkëpronësi me persona që janë subjekte të ligjit.

Kryeministri erdhi në 2013-ën me luftën kundër informalitetit, ndërkohë që gjithë këto vite kam pare një bum ndërtimesh pa leje. Ka një Inspektoriat që është në kontroll të qeverisë, nuk ka bërë detyrën. Ndërkohë që sot kryeministri flet për bashkëpronësi me persona që duhet të ishin subjekt të ligjit. Është absurde VKM-ja e fundit, ku ftohen persona që janë subjekte të ligjit. Me këtë mënyrë ai legjitimon komplet ndërtimet e lejuara nga qeveria Rama gjithë këto vite. E hoqi fjalën e shtesës së kateve dhe e shtoi duke legjitimuar 2 për qindshin. Në qershor prapë bëri ndryshime, ku i hapi dritën jeshile që KKT të shprehej për shtesat mbi 2 për qind. Tani e mbylli me një VKM që përcakton masa për dy për qindshin, ndërkohë që ligji e ka të qartë. Rama po ndryshon ligjin dhe kushtetutës duke shkelur çdo parim të funksionimit të shtetit ligjor në Shqipëri”.

Lidhur me protestat Mandia tha se ato janë kryefjalë e diskutimeve brenda organeve vendimmarrëse të PD-së, por nuk dha një datë se kur do të nisin.

Në 1 tetor mblidhet Këshilli Kombëtar, ku do diskutohet edhe mbi protestat. Ne diskutuam gjatë dje në lidhje me aktet. Anëtarësia e Këshillit Kombëtar kërkoi kohë të njihet me aktet. Në mbledhjet në vijim do ketë një prononcim sa i përket axhendës. Protesta janë kryefjala e çdo gjëje, kjo është diskutuar në Kryesi dhe Këshillin Kombëtar. Fronti opozitar është i gjerë, duke ftuar jo vetëm anëtarët e PD, por edhe shoqatat, grupet e interesit, që protestojnë kundër regjimit të Ramës. Ju e patë protestën e 7 korrikut, populli ishte aty. Ajo u paragjykua, por pjesëmarrja ishte masive. Kështu do vazhdojë, kemi mbylljen e kolegjeve, kemi VKM-të për formalizimin e ndërtimeve pa leje, ndërkohë që ka dështuar me kontrollin e territorit. Do vijë duke u fryma e protestës dhe gjithmonë do drejtohen nga faktori politik, përndryshe do mbeten të vakëta. Të gjithë janë të ftuar në PD jo vetëm partitë, shoqëria civile, qytetarë të thjeshtë. Jo më kot kemi edhe ‘Foltorja jote’, ku qytetarët mund të denoncojnë shkeljen e të drejtave nga qeveria”

Lidhur me sulmet kibernetike të Iranit, Mandia tha se duhet një hetim i thelluar nga SPAK në lidhje me tenderat e qeverisë, duke theksuar se sipas saj përgjegjësinë kryesore e ka kryeministri Rama.

Është një dështim tjetër i qeverisë Rama, pamë që të dhënat dolën sheshit. Të dhënat personale të shqiptarëve ishin në pazar dhe qytetarët ishin tërësisht të pambrojtur. Qeveria ka shpenzuar lekë për AKSH-in dhe ndërtimin e këtyre sisteme, por u tregua se nuk dihet çfarë ka ndodhur, çfarë shpenzimesh janë kryer për t’i mbajtur në nivelet më të larta këto shërbime. Duhet një hetim i thelluar nga SPAK në lidhje me tenderat e bëra nga qeveria mbi mbajtjen e sistemeve dhe performancën e AKSH-it. Unë përgjigjen e kam, kryeministri Rama. E ka përgjegjësi të ofrojë sisteme të rregullta dhe të sigurta”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
“Absurde VKM-ja për ndërtimet pa leje”, Mandia: Rama flet për bashkëpronësi me subjekte të ligjit! Të hetohet AKSH-i (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.