MC Networking

Kriza ekonomike, Tola: Duhet të subvencionohen sektorët jetikë dhe të rishihen shpenzimet buxhetore (VIDEO)

Eksperti Igli Tola thotë se kriza ekonomike po zgjat në kohë dhe se po e ndjen çdo sektor dhe jo vetëm prodhimi ashtu sikurse përflitej në fillim.

I ftuar në studion e MCN Live, Tola tha se kompanitë në vend vuajnë për staf pune dhe zgjidhja që premtoi kryeministri për të plotësuar vakancat me punonjës që vijnë nga vendet e Azizë rezultoi e pasukseshme.

Duke vijuar logjikën e tij, Tola tha se largimi masiv i shqiptarëve nuk vjen vetëm për shkak të pagave, por për shkak se ka një pakënaqësi sociale.

Edhe sinjalet që vijnë nga tregjet ndërkombëtare nuk janë shumë pozitive. Duke sikur stina e vjeshtës do e rëndojë situatën.

Kjo situatë e mungesës së stafeve është dicka që Shqipëria po e vuante prej kohësh, largimi masiv ka bërë që shumë sektorë të vuajnë për staf pune, në fillim vuanin për staf të kualifikuar, tani dhe për staf që kryen punë manuale. U duk se do i jepej një zgjidhje me kompanitë që sillnin staf nga vendet e Azizë, por  nuk rezultoi e suksesshme se janë staf i pakualifikuar, nuk dinë gjuhën, ka një sërë kostosh. U duk metodë e pasuksesshme, ata vinin në Shqipëri, e shihnin si vend tranzit. Ajo që u premtua nga kryeministri u duk diçka e pasuksesshme.

Krizën po e ndjen çdo sektor. Në fillim preku prodhiminm tani po e ndjen çdo hallkë, po zgjat në kohë. Të jem i sinqertë në këto 30 vjet është folur për protesta, por kur kanë ardhur momentin për protesta kanë çeduar, shpresojnë të vijojnë, por pa u parë rezultatet nuk mund të flasim. Ajo që ne kemi vuajtur është shkëputja e politikbërjes nga realiteti. Nuk po shihet realisht sa problematika ka sjellë largimi i shqiptarëve në sektoret me peshë specifike në zinxhirin ekonomik.

Kriza aktuale mund të zgjasë në kohë, por ka një skadencë kjo situatë nuk do të ketë zgjidhje n.q.s nuk hartohen politika afatgjata së pari për të mbajtur ne vënd qytetarët. Nëse më parë largoheshin të rinjtë dhe një pjesë e profesionistëve, tashmë kemi largim masiv. Nuk janë thjesht pagat. Konstatohet që ka një pakënaqësi masive, ka humbje shprese në çdo aspekt social, nuk është vetëm paga, por korrupsioni, mundësia për rritje profesionale. Kriza aktuale thjesht e përshpekton këtë proces.

Më tej, Tola tha se bizneset kërkojnë një ndarje proporcionale të peshës së krizës dhe se kjo shtresë nuk po kërkon që të gjithë peshën ta mbajë shteti.

Sipas ekspertit duhet një ndërhyrje dypalëshe nga ana e qeverisë, duke subvencionuar sektorët jetikë dhe të bëhet një rregullim në pikëpamjen e shpenzimeve buxhetore.

Ka qenë vit i frytshëm përsa i përket tatimeve. Kjo vjen si rezultat i rritjes së çmimeve. As përfaqësuesit e biznesit nuk mendojnë se barrën duhet ta mbajnë qeveria, por kërkohet një ndarje proporcionale të peshës së krizës. Këto 600 milionë të arkëtuara të gjendet një mënyrë për t’i shpërndarë sërish, me ndihmë për bizneset, por edhe ndihmë që i bëhet për të mbajtur të karikuar konsumin.

Duhet ndërhyrje dyplanëshe, duhet subvencion për sektorët jetikë, nuk është se po ndihmohet biznesi, sepse kur ndihmon biznesin ndihmonë qytetarët pasi ky ka të punësuar, mban një barrë të buxhetit të shteti, ka një barrë të bilancit tregtar. Nuk duhet bërë një seleksioni i bizneseve, u pa që i vetmi sektor që u ndihmua ishtendërti, rritje kostosh ka në çdo sektror. Duhet bëhet dhe një rregullim në pikëpamjën e shpenzimeve buxhetore.

Shpenzimet e panevojshme shteti t’i anulojë. Duhet të shihet me prioritet pesha e PPP-ve. Më shumë se 120 mln euro do të shkojnë për pagesën e këtyre. Të gjendet një mënyrë që të shkojë dhe në arbitrazh.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Kriza ekonomike, Tola: Duhet të subvencionohen sektorët jetikë dhe të rishihen shpenzimet buxhetore (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.