MC Networking

Kalemaj: Opozita fiton kohë për protestat se nuk është gati, druhen nga pjesëmarrja e vogël (VIDEO)

Vonesën e protestave të paralajmëruara nga opozita, politologu Ilir Kalemaj i sheh si marrje kohe nga ana e dy liderëve të saj.

Duke folur për MCN Live, ai tha se kimia mes liderëve është mjaft e mirë, por se problemi është te disa problematika të tjera që kanë, pasi jo domosdoshmërisht baza e dy partive funksionon po aq sa lidershipi qendror.

LSI bëri tërheqje taktike për zgjedhjet e ardhshme lokale, Berisha tha se vetëm zgjedhjet janë instrument për të ardhur në pushtet. Meta bëri tërheqje duke thënë se mund të jemi të gatshëm ti lëmë gjithë bashkitë, ndoshta për të zbutur gjithë tensionet.

Fati i vulës së selisë, logos së partisë, ka rëndësi. Se Partia Demokratike e përfaqësuar nga grupi parlamentar, nuk ka elektorat të qëndrueshëm por një farë elektorati e ka.

Por duke mbajtur vulën, logon, ndoshta e suportuar nga pushteti, kanë dhënë prova si PDR e Pollos... Mendoj se deri në zgjedhjet lokale do ketë mjaft ujë për të rrjedhur.

Fitojnë kohë se nuk janë gati, edhe protesta e Metës e tregoi këtë. I druhen pjesëmarrjes së vogël në protesta. Duhet të shfrytëzojnë ato kategori që janë të ndjeshëm, për protesta, se sa të thërrasësh një protestë kombëtare në sheshin ‘Skënderbej’, se mund të rrëshqasësh në fiasko.

Duhwt të fillonin me protestë kombëtare, jo protestojnë grupet e interesit dhe vete opozita aty. Nuk ka rënë asnjë qeveri me protesta. Është e vështirë që protestat të largojnë qeverinë.

Duhet ndëshkuar me votë në zgjedhjet lokale, por për këtë nuk mjafton vetëm protesta.

Lidhur me sulmin kibernetik dhe deklaratën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Kalemaj tha se u devijua përgjegjësia nga vetja.

E devijonte përgjegjësinë, por nuk dimë ku kanë shkuar 173 milionë euro, AKSHI thotë se jemi përgjegjës për disponimin fizik të pajisjeve.

U pranua më në fund që kanë ndodhur 3 sulme, përgjegjësinë dikush duhet ta mbajë për rrjedhjen e të dhënave.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Kalemaj: Opozita fiton kohë për protestat se nuk është gati, druhen nga pjesëmarrja e vogël (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.