MC Networking

Biznesi në krizë/ Foni: Krahas problemeve tjera, sektori i transportit publik në Tiranë përballet me mungesën e 1500 punonjësve (VIDEO)

Krahas krizës në biznes dhe paralajmërimeve për protesta të përgjithshme, një sektor qe po përballet me pamjaftueshmërinë e mbështetjes së qeverise është edhe sektori i transportit publik.

Në studion e MCN live, Kostandin Foni, përfaqësues i Shoqatës së Transportit Publik, u shpreh se vështirësitë ne këtë sektor dolën në pah që pas pandemisë, ndërkohë që rritja e çmimit të karburantit krijoj dëm të madh financiar.

Është e vërtetë që ky sektor ka qenë ndër sektorët  që ka kërkuar lehtësim të taksave ndër vite dhe ndihëm nga qeveria. Post pandemia e ka rënduar më shumë këtë situatë. Ngritja e çmimit të karburanteve për mirëmbajtjen e mjeteve të transportit ka krijuar një boshllëk dhe dëm të madh financiar.

Teksa këto problemë janë të dukshme në këtë sektor, pos tjerat, mungesa e fuqisë punëtore, është mëse evidente në sektorin e transportit publik.

Në këtë kuadër, Foni, ngre alarmin se në sektorin e transportit publik dhe ndërpublik, vetëm në Tiranë mungojnë 1500 punonjës, përshirë, shofer, faturino e deri te stafi teknik, që do të shërbenin për një mbarëvajtje më efikasve të punëve në këtë sektor.

Ndryshe nga sektorët e tjerë ne nuk kemi të drejtën e rritjes së çmimit të biletës ose abonesë, kjo bëhet me vendi të Bashkisë ose Ministrisë së Tregtisë, por pavarësisht kostove të shtuara rritjes së karburanteve, mirëmbajtjes së mjeteve, përmirësimi i pagave në këtë sektor nuk është shtuar.

Duke u nisur nga kjo, ne kemi nevoje për faturino, shofer, staf teknik të parkut të autobusëve, vetëm në Tiranë mungojnë rreth 1500 punonjës për të mbuluar mirë këtë sektor.

Kurse në rang kombëtar mungojnë afërsisht 5 mijë punonjës.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Biznesi në krizë/ Foni: Krahas problemeve tjera, sektori i transportit publik në Tiranë përballet me mungesën e 1500 punonjësve (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.