MC Networking

Keqqeverisja/ Hasimja: Problemi nuk është tek ata që janë në pushtet, por tek ata që i votojnë

Pedagogu i shkencave politike të komunikimit, Ermal Hasimja, thotë se përgjegjësinë për mbijetesën e një qeverie, pavarësisht skandaleve të njëpasnjëshme, e kanë ata që e votojnë. Në studion e MCN TV, Hasimja tha se në vend është kultivuar një kulturë që vret idealizmin.

Nuk jemi në këtë situatë për shkak të qeverisë, por për shkak të atyre që e votojnë. Nuk është një qeveri që ka marrë pushtetin përmes një junte. Nëse duam ta kërkojmë përgjegjësinë duhet ta kërkojmë te ata që e votojnë. Një pjesë e mirë e shqiptarëve i meritojnë të gjitha këto që po ndodhin. Dhe nuk do të jetë ky fundi. Përsa kohë do të ketë njerëz që do të përfitojnë nga klientelizmi politik. Problemi nuk është te ata që janë në pushtet, por te ata që i votojnë.

Opozita është në situatën që është. Përballet me të njëjtin mur klientelizmi. E dinë që për të marrë votën e shqiptarëve do të duhet të premtojnë vende pune, klientelizëm politik. Opozita është në këtë lloj dileme të madhe. Del në fushatë, takon njerëz që të thonë: më gjej një vend pune, të jap kaq vota. Sa larg mund të shkosh me idealizëm në këto kushte? Administrata është rritur me 60-70%, popullsia ka rënë dhe shërbimet janë online.   

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top