MC Networking

Fatkeqësia e djalit tim ishte.../ Flet nëna e Erjon Xhenjes: Kërkoj drejtësi, shteti të na marrë në mbrojtje!

Pas njoftimit të identifikimit të autorit të dyshuar për vrasjen e 19-vjeçarit Erjon Xhenje në Shkodër, ka ardhur edhe reagimi i familjarëve të të ndjerit. Nëpërmjet një mesazhi dërguar gazetarëve të qarkut Shkodër, shtetasja Elvira Xhenje, nëna e të ndjerit Erjon Xhenje, thotë se fatkeqsia e djalit të saj ishte se kishte kushërinjtë me precedent penal. Sipas saj, ky fakt ka ndikuar edhe në shkrimet e mediave, e cila i cilëson si jo të vërteta.

Më tej, Elvira Xhenje shkruan se për vrasjen e djalit të saj kërkon drejtësi, ndërsa ajo bashkë me familjen duhet të merren në mbrojtje, pasi ndihen të pambrojtur.

Më poshtë, reagimi i Elvira Xhenje:

Jam Elvira Xhenje, nëna e të ndjerit Erjon Xhenje, të riut që u vra në Shkodër më datë 18 ,09,2022.Vrasja e djalit tonë ka qenë një tronditje e madhe për familjen tonë, por jo vetëm. Dhimbjen për djalin tim e kam parë në sytë e gjithë prindërve që në syteë e mi kaneë parë veten e tyre, sesi një fëmije të pafajshëm i merret jeta me pa të drejtë. Dhimbjen për Erjonin e kam parë në sytë e të rinjve që e kuptojnë sesa e pasigurt dhe e pavlerë është jeta në Shqipëri. Fatkeqësia e djalit tim, ishte se kushërinjte e tij janë me precedentë penal. Ky fakt i dha të drejtën dorës kriminale që t’ia marrë pa mëshirë jetën djalit tim. Ky fakt i dha të drejtë portaleve që ta godasin për herë të dytë Erjonin duke cënuar dinjitetin e tij me informacione të pavërteta dhe duke trazuar shpirtrat e familjarëve sërish. Erjon Xhenje ka qenë student i degës fizioterapi. Ka qenë një i ri me angazhime në jetën personale dhe shoqërore. Erjoni është edukuar me vlera dhe i ka manifestuar në familje dhe në rrethin e tij të pastër shoqëror. Kërkoj nga shteti drejtësi për djalin tim. Kërkoj gjithashtu që familja ime të merret në mbrojtje pasi ndihemi të pambrojtur. Erjoni ka qenë një djalë besimtar. Jam e sigurt që ai është lule në xhenet. Allahu e pastë në mbrojtje pasi në këtë jetë ka padrejtësi.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top