MC Networking

“Çmimi final shkon te konsumatori”, Hebovia: Qeveria ka ende vend për të ndihmuar kompanitë e ndërtimit (Video)

Nënkryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Ilir Hebovia, foli në edicionin e lajmeve në MCN TV, mbi kompensimin e kompanive të ndërtimit, ku fatura e qeverisë pritet të kapë vlerën 6 miliardë lekë.

Dua të bëj një parantezë se si erdhëm te kompensimi i çmimeve, lobingu i shoqatës e arriti këtë marrëveshje të detyrueshme me qeverinë. Numri i kompanive, 300 kompani, është numër i kalukuar nga entet shtetërore, që kanë marrë tenderime publike në këtë periudhë 2-3 vjeçare dhe mendoj që i përshtatet numrit të kompanive të dëmtuara nga kriza. Nuk hyj në debate politike opozitë-mazhorancë, por nëse i referohemi SHBA, BE-së, vendeve të G20, rajonit, gjithandej qeveria ka bërë kompensim të çmimeve. Qeveria është e vonuar në këtë ndërhyrje. Duhet të bëhet riindeksim në lidhje me atë që ndodh në tregun ndërkombëtar. Në veprat publike flitet për miliona euro dhe një ndryshim sado i vogël është i ndjeshëm. Asnjë nga shtetet nuk është i interesuar për falimentimin e kompanive. Çmimi final shkon te konsumatori, marrëdhënia kërkesë-ofertë e përcakton çmimin. Ndërtimi vazhdon një nga pjesët më të rëndësishme të ekonomisë. Nëse hekuri ka qenë me 1 mijë euro, sot është 1,400, 1,500, apo 1,600 euro. Është nafta, edhe ajo ndikon thelbësisht në kompanitë e ndërtimit. E gjithë kjo kosto duhet të pasqyrohet, sepse kompanitë e ndërtimit s’mund të ndërtonin vepra duke dalë me humbje. Qeveria prapë ka vend për të ndihmuar kompanitë e ndërtimit dhe kompani të tjera që përballen me pasojat e krizës”.

Hebovia ka folur edhe mbi shtrenjtimin e çmimit të apartamenteve në vendin tonë, duke shpjeguar disa nga faktorët që ndikojnë në këtë sektor.  

Ka disa faktorë. Një nga faktorët, kompanitë e ndërtimit duke iu përshtatur nevojave të tregut, kërkesës, rritjes së cilësisë, kanë rritur kostos për shkak të fasadave që ruajnë temperaturën, konsumimin energjisë. Kjo rritje e çmimit 10, 20, 30 për qind...Duhet strategji e qeverisë për të kompensuar kompanitë që ndërtojnë në mënyrë të gjelbër”.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
“Çmimi final shkon te konsumatori”, Hebovia: Qeveria ka ende vend për të ndihmuar kompanitë e ndërtimit (Video) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.