MC Networking

Legalizimi i kanabisit, Rama: Shumë të rinj po shkojnë në burg, do këshillohemi edhe për përdorimin vetjak  

Në një takim me mediat sot në mesditë, kryeministri Rama tha se në formularin e ardhshëm të këshillimit kombëtar, shqiptarët do të pyeten për legalizimin e kanabisit për përdorim vetjak. Kreu i qeverisë tha se idenë e legalizimit të kanabisit për përdorim mjekësor e mbështetën gjysmë milioni qytetarë. Ndaj në këshillimin e radhës, një nga pyetjet do të jetë njëkohësisht edhe dilema e tij.

Ju kujtoj që për legalizimin e kanabisit mjekësor e kemi konsultuar me shqiptarët dhe në këshillimin kombëtar kanë marrë pjesë gati gjysmë milionë shqiptarë që kanë thënë po, do bëhet. Në këshillimin e ardhshëm do i pyesim edhe nese doni të legalizohet dhe përdorimi rekreativ i kanabisit apo jo, do i pyesim, pra për përdorimin personal.

Apo do vijojë të jetë krim që dënohet dhe që çon fatkeqësisht shumë të rinj në burg. Nëse do thonë po do e bëjmë edhe atë, se kemi një dilemë për këtë gjë. Po të më pyesni mua tani, e po t’u hap mendjen e zemrën do shikoni që jam i dyzuar në këtë pikë. Dhe në diskutimet e brendshme ka pro e kundër, ndaj është këshillimi kombëtar”, tha Rama.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Legalizimi i kanabisit, Rama: Shumë të rinj po shkojnë në burg, do këshillohemi edhe për përdorimin vetjak   | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.