MC Networking

Harta e re gjyqësore, Pjetra: Po bëhen teste në drejtësi, avokatët duhet të hyjnë në grevë (VIDEO)

Prej më shumë se dy javësh, Dhoma e Avokatisë bojkoton seancat, pasi kundërshton hartën e re gjyqësore. Avokati Ndue Pjetra thotë se ky bojkot duhet të përshkallëzohet në grevë.

Për t’i ardhur era avokatit avokat, duhet të hyjnë në një grevë. Avokati duhet të ketë të drejtën të paraqitet si i tillë, jo si sekser. Nëse tërhiqen avokatët, do të kemi një problem madhor.

Pjetra tha se kryeministri duhet të tërhiqet nga kjo nismë, e cila do të rëndojë mbi qytetarët që kërkojnë drejtësi.

Rama sa herë që shtrëngohet të dalë kundër, tërhiqet mbrapa. Ai sot duhet të tërhiqet. Ai do të ndërtojë një kështjellë pa themele. Këto janë testime në drejtësi, nuk është e mundur që në një ndërtesë me 20 dhoma të hyjnë 80 gjyqtarë dhe të vijnë 500 mjete të policisë me nga 10 policë për masa sigurie. Shqipëria duhet të ndahet me tre rajone: veri, jug dhe Tiranë.

Këtu bëhet fjalë për çështje penale. Çështjet civile mundet që të gjithë qytetarët të shkojnë në gjyqe. Nëse avokati nuk hyn, vazhdon procesi. Problemi është te çështjet penale. Nuk ka infrastrukturë në Shqipëri që mund të arrish për të realizuar atë që thonë këta. Nëse niset njëri nga Vermoshi, i duhen tre ditë të vijë në Shkodër.

Sipas Pjetrës, në gjykatat shqiptar ka aktualisht stok dosjesh të pashqyrtuara, ndërsa harta e re do ta rëndojë akoma më shumë situatën.

Ne kemi vuajtur janë 35 mijë vendime në Gjykatën e Lartë. Në Gjykatën e Apelit presin prej 5 vitesh vendimet. Ne jemi popull që po na vure këmbën sipër, nuk çohemi dot. Por tani është momenti që populli të flasë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top