MC Networking

“Alarmante varfëria në të mësuar”, Çejku: Jemi i vetmi vend pa platformë unike, duhet strategji reale e rimëkëmbjes

Eksperti i Arsimit Qemal Çejku foli në “MCN Economy” mbi problematikat e sistemit arsimor në Shqipëri, duke analizuar raporte të hartuara nga institucionet ndërkombëtare.

Çejku tha se shifrat që 6 në 10 nxënës në Shqipëri lexojnë mekanikisht, por nuk e kuptojnë tekstin, është alarmante dhe tregon varfërinë në të mësuar.

Ai theksoi se duhet ngritur një strategji reale e rimëkëmbjes.

Sipas këtij raporti dhe raporteve të tjera, sepse BB dhe UNESCO kanë bërë edhe raporte të tjera, ka parë pjesën bazike të të ashtuquajturve se çfarë ndodh në arsim. Raporti ka ngritur me të madhe që ky problem ka ekzistuar para pandemisë. Kur thotë 6/10 nxënës dinë të lexojnë mekanikisht, por nuk e dinë çfarë kanë lexuar, tregon që varfëria në të mësuar është alarmante. Universitetet tona duhet të kishin bërë kërkime. Nuk ka një raport real, Shqipëria ku është, se aty thotë për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Secili klasë, lëndë, ka specifikat e veta. Të paktën të kishim mbyllur hapësirat boshe të pandemisë, nuk u bë kjo. Po raporti i UNESCO-s dhe BB kanë kërkuar që shkolla mund edhe të mos mbyllet fare, por që të vazhdonin me shkolla verore, programe, aty ku ishte problematika më e madhe që kishte ndodhur në pandemi, sidomos në Shqipëri mësimi online dështoi”.

Duke iu referuar raportit, Çejku tha se ka ardhur momenti që shoqëria shqiptare dhe institucionet të bëhen një, për të pasur një strategji reale të funksionimit të arsimit. Ai shton se sot kryefjalë është fiktiviteti, si të nxënësi, ashtu edhe te prindi, shoqëria dhe Ministria e Arsimit.

Duhet të kemi parasysh sa familje shqiptare kanë mundësi t’u japin fëmijëve të tyre të marrin ato që duhet të marrin. Të heqim dorë nga strategjitë e bëra kot, t’i modelojmë gjërat sipas realitetit të ri. Sikur kurrikulën ta modulojmë ndryshe. Ka ardhur momenti që jo vetëm arsimi, por e gjithë shoqëria shqiptare, siç raporti e thotë, institucionet, të bëhen një për të pasur një strategji reale të funksionimit të arsimit. Ndryshe do të jemi aty ku sot kemi një maturë shtetërore ku kryefjalë është fiktiviteti, te vet nxënësi, te prindi, te shoqëria, shkolla, Ministria e Arsimit që ul pragun. Ka ardhur një moment të ulemi. Edhe raporti thotë që nëse qeveritë shikojnë realisht një strategji për përmirësimin e arsimit, këto institucione mund të bëhen donatore të politikave arsimore”.

Çejku ngriti po ashtu si shqetësim problematikat e teksteve të arsimit fillor, mungesën e kabineteve të informatikës, klasat e ftohta, dhe mungesën e një platforme unike nxënës-mësues.

Raporti vetëm se na zgjon ato problematika që në Shqipëri kanë ndodhur. Në përgjithësi të gjithë ata që kanë punuar në arsim, edhe në arsimin fillor, shuma libra kanë ngarkesë apo tejkalim te ngarkesave që ka pasur kurrikula e hershme. Në arsimin fillor janë dhënë tema edhe jashtë nivelit ndoshta. Libra shkencore nga matematika, kimia, janë marrë nga një vend tjetër. Janë përkthyer. Ne s’e dimë nivelin ku janë marrë, për çfarë bëhet fjalë atje, dhe në shkollat tona. Mësuesi ka rol të jashtëzakonshëm, nuk është marrë fare si element. E ka detyrim të marrë tre ditë kualifikim në vit, këto mund t’i marrë edhe me disa organizata. Përse pedagogët e ekonomisë të bëhen pjesë e arsimit parauniversiter, të hartojnë tekste. Në dimër s’bëhet mësim, ka klasa shumë të ftohta. S’ka kabinet informatike. I vetmi vend Shqipëria që s’ka platformë unike nxënës-mësues, kumunikimi në WhatsApp është i papërshtatshëm. Me WhatsApp detyrat i bënin prindërit. Një nxënës nga klasa e parë deri te klasa e pestë duhet të jetë sa më afër mësuesit, prindit dhe librit. Shkëputja krijoi distancën e madhe. 50 për qind e popullatës është në zonat rurale dhe familjet s’kanë mundësi të kenë iPhone. Shkollat s’bënë një kërkesë për të pasur internet sepse do kishin mikëpritjen nga kompanitë e internetit. Shohim edhe braktisjen e shkollës nga 2.6 në 3 për qind”.

Ai vuri në dukje se nëse do të kemi ekonomi të mirë do të kemi shkolla të mira, ndërsa shtoi se buxheti për arsimin duhet të jetë 5 për qind e GDP-së, të paktën për 10 vite.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
“Alarmante varfëria në të mësuar”, Çejku: Jemi i vetmi vend pa platformë unike, duhet strategji reale e rimëkëmbjes | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.