Vetoja e Bullgarisë për hyrjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian shkakton debat.
Ne nuk jemi aty ku duhet të jemi në Ballkan, sot duhet të nisim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe nuk mund të mos e fsheh keqardhjen time.
Ka ende shpresë, nuk e di se çfarë mund të bëjë parlamenti në Bullgari, por duket se nuk po shkon mirë.
Kështu deklaroi përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme të Bashkimin Europian, Josep Borrell, teksa sot në Bruksel mbahet samiti për çeljen ose jo të negociatave.
Ne do të duhet të përpiqemi të zgjidhim situatën dhe kjo tregon se unanimiteti është një problem, nuk mund të vazhdojmë me një vend që bllokon gjithçka. Sot nuk është një ditë e mirë.
0 Comments: