MC Networking

Temperaturat deri në 37°C, njihuni me parashikimin e motit për sot

Që në orët e para të mëngjesit, vendi ynë mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë si pasojë e masave ajrore me origjinë Afrikane. Përjashtim bëjnë zonat  malore të cilat do të kenë kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Parashikohet që pasditja dhe në vijim të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin shqiptar ku në verilindje priten grumbullim i vranësirave duke sjellë rrebeshe afat-shkurta shiu dhe mini-stuhi breshëri.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 37°C.

Era do të fryjë mesatare  si në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Brigjet veriperëndimore të Europës dhe kryesisht, Europa Qendrore do të përfshihen nga vranësira të dendura duke sjellë mini-stuhi të forta ere dhe shira në formë shtrëngatash.

Po ashtu, do të jenë prezent rrebeshet e shiut pjesërisht në rajonin e Ballkanit ndërsa përsa i përket, pjesës tjetër të Europës do të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta, si pasojë e valëve të nxehtit Afrikan.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Temperaturat deri në 37°C, njihuni me parashikimin e motit për sot | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.