MC Networking

Shehaj: Rama ka falur plazhin publik për 30 vite. Siropali: Po tentoni të cenoni reputacionin e investitorëve

Deputeti demokrat Agron Shehaj gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare hodhi akuza ndaj qeverisë së Ramës dhe ministres për punët e Jashtme dhe Europën, Olta Xhaçka.

Ai tha se se Rama ka favorizuar familjen e Olta Xhaçkës duke e bërë atë investitor strategjik në projektet në plazhet e jugut. Shehaj ka akuzuar ministren e Jashtme, se ka përfituar prona shtetërore për familjen e saj.

Të bësh interpelancë për vjedhje në këtë qeveri duket absurde. Çdo koncesion një krim, çdo ligj një favor, çdo tender një grabitje. Xhaçka, Rama marrin përfitime për veten e tyre. Afera për të cilën flasim sot është e paprecedentë. Një qeveri mblidhet dhe merr vendim për favore publike ndaj një politikani. A e dinte Rama që po i falte plazhin publik për 30 vite ministres së punëve të jashtme. Rama i dha statusin e investitorit strategjik familjes së Xhaçkës përmes bashkëshortit të ministres.

Më tej ai theksoi se për të mashtruar ligjin, familja ministrore krijon një kompani me emër të ngjashëm, jo në emër të bashkëshortit por në emër të një personi të ngushtë.

Pronarja e kësaj kompanie në letra është një shtetase amerikane, 31 vjeç. Kapitali i saj bashkëjetesa me vëllain e Xhaçkës. A mund ta mbaj postin ministrja pas kësaj?”, tha Shehaj.

Lidhur me akuzat e Shehaj, në mungesë të kruyeministrit Rama, ka qenë Ministrja për Shtetin dhe Parlamentin, Elisa Spiropali që i është kundërpërgjigjur akuzave të tij, ndërsa theksoi se po tenton që të bëjë furtunë me gotën e dollisë kundër bizneseve. Sipas saj, statusi investitor strategjik nuk është favor, por e drejte ligjore.

Ju zoti Shehaj, po tentoni të bëni të njëjtën gjë në politikë, si në biznes, por ju po dëshmoni moskuptim. Bashkë me të tjetër, në rastin e një kërkese absurde për ngritjen e një gjyqi popullor. Po tentoni që të cënoni reputacionin e investitorëve. Meqë ju jeni një bletë e artë e biznesit, më lejoni se furtuna që ngrini në gotat e dollisë suaj, është më shumë se një zukatje grenze të zemëruar.

Statusi i investimeve strategjike nuk është favor, por e drejtë ligjore që iu jepet investitorëve. Kundrejt një të mire publike që këta investitorët i sjellin vendit. Xhaçka nuk është anëtare e komitetit të investimeve strategjike, nuk është pjesë e vendimmarrjes. Kjo përjashton përfshirjen e saj në konflikt interesi. Sa i takon mbledhjes së këshillit të ministrave përpara mbledhjes Xhaçka ka njoftuar të mos marrë pjesë për të garantuar paanshmërinë e vendimmarrjes së këshillit të ministrave.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Shehaj: Rama ka falur plazhin publik për 30 vite. Siropali: Po tentoni të cenoni reputacionin e investitorëve | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.